Kosova

Refuzohet kërkesa për pagesën e rrymës për serbët e veriut

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin 2022 i planifikuar 2 miliardë e 748 milionë euro.

Ky komision ka shqyrtuar një nga një kërkesat e institucioneve për mjete shtesë buxhetore.

Kërkesa e KOSTT-it për 33 milionë euro për rrymën në veri është refuzuar nga Grupi punues dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.