Lajme
Vazhdon shpërndarja e teksteve për mësimin e gjuhës shqipe në Gjermani, Danimarkë dhe Itali
Ambasada e Shqipërisë në Gjermani ka shpërndarë librat me rastin e rihapjes së mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Berlin. Ambasada shpreh mbështetjen e saj të plotë për zgjerimin e mëtejshëm të klasave të mësimit të gjuhës shqipe.
Rifillimi i mësimit u bë i mundur nga përpjekja e përbashkët dhe koordinimi i punës mes Ambasadës së Shqipërisë, Institutit Sami Frashëri në Berlin me drejtues z. Gazmend Rushiti dhe Ambasadës së Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, edhe fёmijёt e komunitetit shqiptar tё Kopenhagёs dhe Roskildes janё pajisur me tekstet shkollore pёr mёsimin e gjuhёs amёtare dhe tё kulturёs shqiptare, mundësuar falas nga Qendra e Botimeve për Disaporën.
“Sё bashku me prindёrit qё i shoqёronin, mёsues e pёrfaqёsues tё shoqatave nё ambientet e Ambasadёs, fëmijët kёnduan e recituan kёngёt dhe vjershat nё nder tё gjuhёs, kulturёs dhe historisё kombёtare”, shkruhet në Facebook të ambasadës.
Po ashtu, shpërndarja e teksteve mësimore vijoi edhe në Shkollën Shqipe në Bolzano të Italisë. Tekstet për mësimin e gjuhës shqipe janë dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën, me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe janë shpërndarë nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë.
Shkolla Shqipe në Bolzano e zhvillon procesin mësimor një herë në javë, për rreth 2 orë me mësuesit Irfan Muslija, Esmeralda Sadiku dhe Elona Lapi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës