Lajme

40 % e banorëve zviceranë kanë sfond migrimi, nga Kosova, në vendin e pestë

Mbi 2.7 milionë njerëz në Zvicër – 38 për qind e banorëve të përhershëm të moshës 15 vjeç e lart – kishin një sfond migrimi në vitin 2020, sipas të dhënave të reja nga Zyra e Statistikave Zvicerane (FSO).

Krahasuar me vitin 2019, kjo paraqet një rritje prej 0,3 pikë përqindjeje, përcjell albinfo.ch.

Në mesin e popullatës me prejardhje të huaj, 80 për qind kanë lindur jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër 20 për qind kanë lindur në Zvicër.

Siç tregon ky grafik i FSO-së, kombësitë më të përfaqësuara në mesin e popullsisë migrante janë italianët dhe gjermanët.

Nga Kosova renditen në vendin e pestë, me 5.1 %, duke u pasuar nga Spanja me 3.9 dhe nga Maqedonia e Veriut dhe Turqia me 3.1 %.