Kosova
Shkollat speciale të gjuhës shqipe në Gjermani, ku mësojnë fëmijët shqiptarë
Mbyllja e shkollave në Shqipëri, për shkak të emigracionit, duket se po kompensohet sadopak me hapjen e shkollave shqipe në vendet e BE-së.
Një prej tyre është në Gjermaninë veriore, ku komuniteti shqiptar dhe autoritetet gjermane kanë mundësuar hapjen e klasave speciale për mësimin e gjuhës shqipe.
Vetë nxënësit tregojnë se vijnë me dëshirë për të mësuar gjuhën shqipe, edhe pse kanë lindur në Gjermani.
“Jam nga Durrësi”, thotë një djalë, “jam nga Lipjani i Kosovës, po e mësoj shqipen, se është gjuha e nënës sime”, thotë Kaltrina e vogël.
Ndërkohë mësuesja e gjuhës shqipe, Teuta Dervishi, shprehet për A2 se interesimin më të lartë dhe natyrisht numrin më të lartë të nxënësve që mësojnë shqip, vijnë nga familjet nga Kosova.
“Qëllimi kryesor është që fëmijët të flasin gjuhën me prindërit, ndërkohë që në shkollë të mësohet shkrimi dhe leximi. Pjesëmarrja e fëmijëve në klasë është me 97% nga Kosova, ndërkohë që nga Shqipëria pjesëmarrja është e ulët”, thotë mësuesja.
Pavarësisht dëshirës së familjeve shqiptare, një ndihmëse mjaft të madhe për hapjen e klasave të gjuhës shqipe ka dhënë edhe Ministria e Arsimit gjermane, e cila në fund të studimeve e njeh gjuhën shqipe dhe ua konsideron nxënësve si gjuhë shtesë të huaj.
Në prag të festave të nëntorit, edhe këta nxënës po përgatiten për të festuar me këngë dhe vjersha patriotike shqiptare, ku nuk mungon himni.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës