Lajme
Ushtria daneze teston aeroplanët elektrikë
Ushtria daneze të enjten testoi aeroplanët e saj të rinj që janë plotësisht elektrik.
Danezët pretendojnë se aeroplanët elektrikë janë më të lirë për përdorim dhe se teknologjia e tyre ekologjike ka potencial të madh, transmeton Telegrafi.
Dy aeroplanët Velis Electro janë siguruar nga prodhuesi slloven Pipistrela, duke u bërë aeroplani i parë ushtarak në botë që përdor këtë teknologji.
“Aeroplanët nuk e ndotin ajrin, janë shumë të qetë (nuk bëjnë zhurmë) dhe janë më të lirë për përdorim. Kjo teknologji ka perspektivë kur teknologjia të jetë akoma më e zhvilluar”, ka deklaruar majori Casper Borge Nielsen nga Ministria daneze e Mbrojtjes.
Danimarka mori aeroplanët për “leasing” për dy vjet, në vend se t’i blejë për të shmangur rrezikun që posedon pajisjet që nuk mund t’i përdorë.
Gjatë periudhës dyvjeçare, ushtria do të tentojë të gjejë anët pozitive, por edhe të metat e teknologjisë së aeroplanëve elektrikë – me qëllim që të mund të vendosin më lehtë nëse do t’i përdorin për të ardhmen.
Pilotët pas fluturimit me aeroplanët elektrikë që i vë në punë bateria gjigante, thonë se janë të emocionuar dhe të lumtur me punën që është bërë me këto fluturake.
Zhvillimin e aeroplanëve elektrikë po e ndjek edhe SHBA-ja, por kapacitetet e baterive aktualisht nuk janë të mjaftueshme për Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara.
Aeroplanët elektrikë zhvillohen qysh nga vitet e 70-ta, por problem të madh kanë paraqitur bateritë. Kalimi në aeroplanë elektrikë ka qenë shumë hap i rëndësishëm në luftën kundër ndotjes së ajrit. /Euronews
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes