Ekonomi
Ekonomia e Eurozonës do të rritet më shpejt se sa pritej
Ekonomia e Eurozonës do të rritet më shpejt se sa pritej gjatë këtij viti, pasi po rikuperohet nga recesioni i shkaktuar nga pandemia dhe do të vazhdojë të zgjerohet fort në vitin 2022, me një rënie të deficitit dhe borxhit publik, parashikon Komisioni Evropian.
Komisioni tha se Prodhimi i Brendshëm Bruto në 19 vendet që ndajnë euron do të rritet 5 për qind këtë vit, pas një recesioni prej 6.4 për qind më 2020. Ai parashikoi rritje prej 4.3 për qind në 2022-ën dhe 2.4 për qind në 2023-ën. Parashikimi i tij në maj për vitin 2021 ishte vetëm 4.3 për qind.
“Masat tona për të zbutur goditjen e pandemisë dhe për të rritur vaksinimet në gjithë BE-në kanë kontribuar qartë në këtë sukses”, tha nënpresidenti i KE-së, Valdis Dombrovskis.
Komisioni tha se inflacioni do të arrijë në 2.4 për qind më 2021 nga 0.3 për qind në 2020-ën, përpara se të ngadalësohet në 2.2 për qind në 2022-ën dhe 1.4 më 2023. Kulmi i rritjes së çmimeve do të vijë në katër muajt e fundit të këtij viti dhe më pas do të ngadalësohet gradualisht përgjatë vitit 2022.
Borxhi publik, i cili do të arrijë në 100 për qind të PBB-së totale për Eurozonën këtë vit, do të bjerë në 97.9 për qind më 2022 dhe 97 për qind më 2023, një reduktim më i shpejtë se parashikimi në maj.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës