Kosova
Në Kosovë janë sekuestruar 41 milionë euro pasuri të krijuar në mënyrë të jashtëligjshme
Mbi 41 milionë euro llogaritet të jetë vlera e pasurisë së paluajtshme, të përfituara në mënyra të paligjshme, që është konfiskuar e sekuestruar nga shteti i Kosovës.
Nga kjo shumë, 33 milionë euro është vlera e pasurisë së sekuestruar, objektet e konfiskuara arrijnë shumën e 3,4 milionë eurove, ndërsa asetet e ngrira janë rreth 4.6 milionë euro.
Sipas një grafike të Radio Evropës së Lirë, autoritetet e vendit kanë sekuestruar 5 shtëpi me vlerë financiare të përgjithshme prej 867,885 euro dhe 10 banesa me çmim të përgjithshëm prej 575,456 eurosh.
Po ashtu, shteti i Kosovës ka arritur të sekuestrojë një klinikë që përbën vlerën 769 mijë eurove, si dhe katër parcela me vlerën totale 339,728 eurove.
Në vend janë të sekuestruara një lokal me vlerë prej 59,790 euro dhe një motel prej 320 mijë sosh.
Këto të dhëna janë siguruar nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes