Lajme

Çfarë ka më lirë në Zvicër se sa në Gjermani, dhe e kundërta

Gjermania ka çmimet më të ulta të artikujve ushqimor se sa Zvicra, ndërsa Zvicra ka çmimet më të ulta të derivative se sa Gjermania

Turizmi i blerjeve “të kundërta” midis Zvicrës dhe Gjermanisë po vazhdon ende, transmeton albinfo.ch.

Zakonisht, banorët e Zvicrës kalojnë kufirin në vendet fqinje për të bërë pazar, pasi atje mallrat janë shumë më lirë.

Por kur bëhet fjalë për blerjen e benzinës, po ndodh e kundërta: shoferët nga Gjermania janë në radhë në stacionet zvicerane për të furnizuar me karburant makinat e tyre.

Për shembull, njerëzit nga rajoni i Konstancës të Gjermanisë vijnë në Kreuzlingen (Thurgau) aty pranë për të mbushur dhe kursyer 20 cent për litër karburant pa plumb.

“Ne po shohim një rritje të klientëve nga përtej kufirit”, tha për gazetën Südkurier menaxheri i një pompe karburanti lokal, transmeton tutje albinfo.ch.

Arsyeja pse mbushja e një rezervuari është më e lirë në Zvicër është taksa relativisht më e ulët e vendit për benzinën. Vetëm Austria ka taksa më të ulëta për karburantin se Zvicra (ndër fqinjët e Zvicrës). /Albinfo.ch