Shqipëria
Turizmi dhe remitencat ndikim në rritjen e kursimeve në banka në Shqipëri
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, norma vjetore e rritjes të tyre shënoi 10.3 %, krahasuar me 8.3 % një tremujor më parë. Kjo rritje ka reflektuar më së shumti zgjerimin prej 13.2 % të ritmeve të rritjes së depozitave në valutë, të cilat shënuan një nga normat më të larta të rritjes së viteve të fundit, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Sipas BSH-së, përshpejtimi i ritmeve të rritjes në këtë segment reflekton hyrjet e larta valutore në vend si pasojë e turizmit, remitancave dhe aktivitetit të bizneseve, si dhe ndërmjetësimin më të lartë të bankave në valutë.
Ndërsa ritmet e rritjes së depozitave kanë reflektuar më së shumti rritjen me 27.5 % të depozitave të bizneseve.
Kjo ecuri reflekton rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike, formalizimin e ekonomisë, si dhe flukse më të larta hyrëse të lidhura me aktivitetet e sektorit publik – si në formën e rimbursimeve më të larta të TVSH-së, ashtu edhe në formën e shpenzimeve të lidhura me Fondin e Rindërtimit.
Për pasojë, pjesa më e madhe e këtyre depozitave ka marrë formën e depozitave rrjedhëse pa afat, e cila vijon të dominojë rritjen e depozitave dhe strukturën e tyre.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës