Lajme

Një tjetër shqiptaro-amerikan fiton vendin në Këshillin Bashkiak të Livonia, Michigan

Robert Gjonaj fiton zgjedhjet e përgjithshme për asamblenë e qytetit Livonia Michigan

Robert Gjonaj, zyrtari më i ri i zgjedhur në Këshillin Bashkiak të Livonisë, anëtar i Ushtrisë, dhe i një Zyre Policie Rezervë e pasionuar për ruajtjen e ndjenjës së fortë të komunitetit të Livonias nëpërmjet organizatave komunitare, veçanërisht atyre në promovimin e programeve të artit dhe muzikës dhe parqeve të qytetit, shkruan albinfo.ch.

Djali i prindërve emigrantë që erdhën në SHBA në vitet 1980 ka shërbyer në ushtrinë amerikane, në Gardën e Shtetit Michigan, është oficer policie rezervë etj.

Në zgjedhjet lokale për asambletë e komunave që u mbajtën këto ditë në Livonia, Robert Gjonaj u zgjodh asamblist në Asamblenë e qytetit Livonia.

Shqiptarët në Michigan duhet të jenë krenarë me këtë arritje, duke qenë se tashmë kanë asamblist në Asamblenë e qytetit Livonia.

Arritjet e shqiptarëve në Michigan janë të mëdha dhe ky sukses i Gjonajt është në vazhdën e sukseseve të shqiptarëve, jo vetëm në biznes dhe fusha të tjera, por edhe në jetën politike, politikën lokale, ku zëri i qytetarit ka përfaqësim të denjë nga personalitetet si z. Gjonaj.

Për ndryshe, Robert Gjonaj ka shërbyer në forcat e armatosura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Irak, Iran dhe gjetiu në Lindjen e Mesme. /Albinfo.ch