Lajme
Çmimet e ushqimit nëpër botë, më të lartat në 10 vjetët e fundit
Alarmimi rreth rritjes së çmimeve vjen nga Agjencia e Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, FAO
Çmimet botërore të ushqimit janë rritur për të tretin muaj radhazi në tetor, duke prekur nivelin më të lartë në 10 vjet, nxitur përsëri nga rritja e drithërave dhe vajrave, sipas agjencisë së ushqimit të Kombeve të Bashkuara, FAO.
Në një njoftim për media FAO njofton se, indeksi i çmimeve të ushqimit i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë, që ndjek çmimet ndërkombëtare të lëndëve të para ushqimore më të tregtuara në botë, arriti në një mesatare prej 133.2 pikë në muajin e kaluar, krahasuar me një rishikim prej 129.2 për shtatorin. Treguesi për tetorin ishte më i lartë që prej korrikut 2011.
Me bazë vjetore, indeksi që mat çmimet botërore të ushqimit, u rrit me 31.3 % në tetor. Çmimet e lëndëve të para bujqësore janë rritur shpejtë nxitur nga problemet me të korrat dhe kërkesa e fortë. Indeksi i drithërave i Organizatës u rrit me 3.2 % në tetor nga muaji i kaluar, nxitur nga një rritje me 5 % e çmimit të grurit, që është rritur për të 5-tin muaj radhazi.
“Disponueshmëria më e ulët në tregjet botërorë për shkak të të korrave më të vogla në eksportuesit kryesorë, veçanërisht në Kanada, Rusi dhe Shtetet e Bashkuara, kanë vazhduar të shkaktojnë presione tek çmimet”, deklaroi FAO në lidhje me grurin.
Sipas njoftimit të FAO-s, çmimet botërore të vajrave vegjetalë u rritën me 9.6 % gjatë muajit, në një rekord të lartë, nxitur nga fuqizimi i mëtejshëm i vajit të palmës, ndërkohë që mungesa e punëtorëve në Malajzi, ka vazhduar të cenojë prodhimin. Në kontrast, çmimi botëror i sheqerit u zbut me 1.8 % në tetor, duke përfunduar rritjen për 6 muaj me radhë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës