Lajme

OPEC vendos të kufizojë prodhimin e naftës

Anëtarët e OPEC + vendosën sot të kufizojnë rritjen e prodhimit të tyre të naftës në 400 000 fuçi në ditë në dhjetor, pavarësisht këmbënguljes së vendeve konsumatore që kërkuan një gjest më të madh për të moderuar rritjen e çmimeve.

“Prodhimi mujor i aleancës do të rregullohet lart me 400 000 fuçi në ditë për muajin dhjetor”, njoftoi tha Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës në një deklaratë të lëshuar pas një samiti, transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.

23 ministrat e takimit me videokonferencë zgjodhën të mos devijojnë nga udhërrëfyesi i tyre, i miratuar më 18 korrik.

Shtëpia e Bardhë shprehu shpejt pakënaqësinë e saj, duke deklaruar se “rimëkëmbja nuk duhet të dobësohet nga një çekuilibër midis ofertës dhe kërkesës. OPEC + duket se nuk dëshiron të përdorë kapacitetin dhe fuqinë e tij (për ofertën e arit të zi) në këtë moment vendimtar në rimëkëmbjen globale”.

Kjo strategji, e favorshme për fondet e prodhuesve, aktualisht lë një rezervë prej më shumë se 4 milionë fuçi nën tokë çdo ditë.