Integrimi
Gjykata Federale hedh poshtë vendimin e Aargaut: I kthen lejen e qëndrimit shqiptarit nga Maqedonia
Gruaja zvicerane ka luftuar deri në Gjykatën Federale për ta kthyer nga Maqedonia e Veriut në Zvicër burrin e saj të dënuar. Dhe, gjykata i ka dhënë të drejtë asaj
Shqiptari nga Maqedonia e Veriut kishte ardhur në Zvicër në vitin 1992 kur ishte gjashtë vjeç. Këtu ai kishte përfunduar shkollimin fillor dhe një praktikë në ndërtimtari. Se ai kishte punuar mirë, tregon e dhëna se shefi i tij i atëhershëm, siç thuhet në dosjet e gjykatës shumë vite më vonë, do ta punësonte atë edhe sot, në çdo kohë.
Por që nga viti 2011, shtetasi i Maqedonisë së Veriut nuk është lejuar të punojë këtu, transmeton albinfo.ch. Ai ka humbur lejen e qëndrimit për shkak se ka plagosur aq rëndë një person, i cili, vetëm falë fatit të madh kishte arritur të mbijetonte.
Plagosja është kryer në korrik të vitit 2007 me rastin e një feste verore në kasollen pyjore Uerkheim. Shkendrimi (këtë emër fiktiv i ka vënë atij gazeta “Aargauer Zeitung”) i cili atëherë ishte në fillim të të njëzetave, ishte atje me dy kolegë; njëri prej të cilëve ishte po ashtu i huaj.
Ata u takuan me një grup vizitorësh të tjerë të festivalit që i përkisnin skenës ekstremiste të krahut të djathtë. Njëri prej këtyre njerëzve kishte derdhur birrë mbi veturën e Shkëndrimit. Kuptohet që kjo ishte e zemëruar Ai qe larguar me makinë, por ishte kthyer pak më vonë në arealin e panairit – së bashku me disa kolegë. Me vete kishin disa rrasa druri dhe një çekiç muratori. “Për vetëmbrojtje”, siç kanë thënë ata më vonë.
Në konfrontimin që pasoi me të djathtën ekstreme, njëri nga këta i kishte hedhur në fytyrë gotën me pije njërit nga shokët e Shkëndrimit, transmeton albinfo.ch. Këtu, atij i kishte plasur durimi.
Si ka ndodhur plagosja
Me çekiçin e muratorit ai pati goditur në kokë personin e parë që qëndronte pranë tij. Tragjikisht, ai nuk kapi asnjë nga kundërshtarët, por një anëtar të komitetit të festivalit që nuk ishte i përfshirë dhe donte vetëm të ndërmjetësonte. I riu gjithashtu pësoi një vrimë prej dy centimetrash në kafkë – një dëmtim me rrezik për jetën, nga i cili u shërua më vonë.
Gjykata e Lartë e Aargaut e kishte vlerësuar këtë si një tentimvrasje me dashje (eventuale) dhe e kishte dënuar dorasin me katër vjet burgim. Arsyetimi i Shkëndrimit se ka vepruar në panik, sepse kishte frikë nga një sulm i grupit armik, nuk u pranua nga gjykata. Fakti që ai u kthye në kasollen e pyllit me përforcime dhe armë të improvizuara jep të kuptohet se ai ishte në kurs konfrontimi.
Gjykata Federale, në fillim të vitit 2011 e kishte lënë në fuqi vendimin e fajësisë Para këtij delikti, i riu nga Maqedonia e Veriut kishte pasur tri raste të ndjekjes penale (shkelje trafiku, dëmtim të pronës dhe vjedhje) dhe më pas një tjetër (shkelje trafiku); pra nuk ishte një “fletë e pashkruar”.
Pas vendimit, i riu që sapo kishte mbaruar praktikën profesionale qe mbajtur në burg nga viti 2011 deri në vitin 2014. Në kohën që ishte ende në burg, ai ishte martuar me të dashurën e tij prej shumë kohësh Sibylle (emër i ndryshuar). Ajo është zvicerane, pa sfond migrimi. Kjo është e rëndësishme për faktin se nga ajo nuk mund të pritej të shkonte në Maqedoninë e Veriut me burrin e saj për të jetuar atje si familje, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, kur ishte martuar, ajo e dinte se Shkëndrimit do t’i duhej të largohej nga vendi sepse i ishte hequr leja e qëndrimit. Martesën e kishin bërë bëri në vitin 2014, pas përfundimit të parakohshëm të dënimit me burg.
Ribashkimi familjar u refuzua disa herë
Pas një ndalese që zgjati tri vite, ai qëndronte në Zvicër disa herë, me kohëzgjatje prej deri në tre muaj. Por Shkendrimi, tani 35 vjeç, dëshiron të jetojë përgjithmonë këtu me gruan e tij.
Qysh në vitin 2017, Sibylle kishte bërë përpjekje ta kthente të shoqin në Zvicër përmes bashkimit familjar, bazuar në të drejtën e njeriut për të mbrojtur jetën familjare. Kjo i ishte refuzuar. Në vitin 2019 ajo u përpoq përsëri. Zyrës për Migracionin iu desh gati një vit për të trajtuar lëndën dhe në fund, e kishte refuzuar aplikimin në pranverë të vitit 2020.
Gjykata administrative konfirmoi vendimin, gjë që shtyro Sibylle-n të ankohej në Gjykatën Federale, shkallën më të lartë të gjyqësisë në Zvicër.
Në thelb këtu bëhej fjalë për një peshim të situatës kur publiku duhet të mbrohet nga një person që ka kryer një krim të rëndë dhe të drejtës së këtij personi që të jetë në gjendje të jetojë me familjen e tij.
Në rastin e autoriteteve të Aargaut, ky balancim interesash ishte gjithsesi në dëm të çiftit. Periudha e provës prej pesë vitesh – që nga përfundimi i afatit të rregullt të burgimit në vitin 2015 – është shumë e shkurtër për një vlerësim. Gjykatat më të ulëta gjithashtu kanë konstatuar se Shkëndrimi nuk kishte arritur të integrohej ekonomikisht dhe socialisht në Maqedoninë e Veriut; Ai punon në profesionin e tij tradicional, kur ka punë, por duhet të mbështetet financiarisht nga familja dhe gruaja e tij që jetojnë këtu.
Gjykata e Lartë Federale nuk sheh rrezik të madh të recidivitetit
Gjykata e Lartë Federale tani vjen në një përfundim tjetër: peshimi i interesave nga ana e Gjykatës Administrative të Aargaut është në kundërshtim me konventën dhe ligjin federal. Për shkak të rrethanave specifike të krimit të bërë 14 viteve më parë – Të cilin ai e kishte kryer në moshë të re “përkatësisht të papjekur” – ky krim mund të supozohet se ishte “një ngjarje e përnjëhershme” dhe se Shkëndrimi “ka marrë mësimin e duhur nga ndëshkimi”.
Gjykata e Lartë Federale gjithashtu e vlerëson atë për faktin se ai ka përmbushur detyrimet e tij financiare ndaj viktimës në atë kohë dhe se ai është i lirë nga borxhi, transmeton albinfo.ch. Në përgjithësi, duke pasur parasysh rrethanat specifike, Gjykata Federale sheh shanse të mira për riintegrim të suksesshëm në Zvicër dhe udhëzon Zyrën e Migracionit që t’i japë Shkendrim një leje qëndrimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor