Lajme

Gjermani, rritje të pensioneve

Mësohet se rreth 21 milionë pensionistë në Gjermani mund të presin vitin e ardhshëm një rritje të konsiderueshme të pensioneve, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.

Theksohet se nga muaji korrik i vitit 2022 pensionet do të rriten në pjesën perëndimore të Gjermanisë 5,2%, ndërsa në pjesët lindore 5,9 %, njoftojnë medita gjermane.

Kjo është rritja e dytë më e lartë e pensioneve në pjesën perëndimore të Gjermanisë, sepse vetëm në vitin 1983 ka pasur një rritje prej 5,59 %. Ndërsa në pjesët lindore të Gjermanisë pensionet janë rritur për herë të fundit në vitin 2016 me 5.95 përqind, e ngjashëm do të jetë edhe në vitin 2022. Gjatë këtij viti për shkak të pandemisë Corona nuk ka pasur ndonjë rritje të ndjeshme të pensioneve.