Lajme
Inflacioni në BE mbetet i lartë
Normat e inflacionit në eurozonë kanë qenë në rritje prej muajsh, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë.
Kreu i “Deutsche Bank”, Christian Sewing, paralajmëroi sot se norma e lartë e inflacionit në Eurozonë nuk është një fenomen i përkohshëm.
“Duhet ta mendoni si një shtëpi shumëkatëshe: Tani kemi arritur në një kat më të lartë dhe këtu do të qëndrojmë, tani për tani”, tha Sewing për edicionin e së dielës të “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
“Tani u takon bankave qendrore të Evropës që të kontrollojnë situatën. Ato duhet të gjejnë një rrugëdalje nga politikat e tyre shumë të lira monetare, sa më shpejt”, shtoi ai.
Në tetor, çmimet e konsumit u rritën me 4,1 për qind nga viti në vit, niveli më i lartë që nga viti 2008 dhe dukshëm mbi objektivin vjetor të inflacionit prej 2 për qind të Bankës Qendrore Europiane (BQE).
Në Gjermani, çmimet e konsumit madje u rritën me 4,5 për qind, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, niveli më i lartë i parë që nga viti 1993.
Megjithatë, deri më tani, BQE ka vazhduar t’i përmbahet politikës së saj të lirshme monetare, duke e lënë normën e saj standarde të rifinancimit në pritje në nivelin më të ulët historik prej 0 për qind.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës