Kosova

Osmani në Portugali: Ky vend u bë pjesë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Edhe sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali, ndërsa theksoi se 23 vjet më parë forcat e armatosura të këtij vendi u bënë pjesë e intervenimit të NATO-s, i cili pati për synim mbrojtjen dhe lirinë tonë.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se Portugalia u vendos në anën e duhur të historisë, në anën e të drejtës, në anën e lirisë, si një e drejtë universale, në anën e mbrojtjes së një populli të tërë nga shfarosja nga një regjim tiranik.

“Sot e filluam ditën me pritjen nga forcat e armatosura të Portugalisë dhe ministri i Mbrojtjes, z.Joao Gomes Cravinho. 23 vjet më parë, pikërisht nga ky vend, këto forca u bënë pjesë e intervenimit të NATO-s, i cili pati për synim mbrojtjen dhe lirinë tonë.

Ata u vendosën në anën e duhur të historisë, në anën e të drejtës, në anën e lirisë, si një e drejtë universale, në anën e mbrojtjes së një populli të tërë nga shfarosja nga një regjim tiranik.

Në emër të popullit të Kosovës, përzemërsisht faleminderit”, shkroi presidentja.

Ndryshe, Osmani të enjten në Samitin Global të Grave në Lisbonë i ftoi të gjithë ta shikojnë filmin ”Zgjoi”.

Osmani ka përmendur angazhimin e grave të Krushës, e të Kosovës, të cilat pavarësisht vuajtjeve me të cilat janë përballur, kanë arritur të triumfojnë.