Lajme
BE diskuton për herë të parë për rritjen e çmimit të energjisë
Ministrat e Energjisë të BE-së do të takohen në Luksemburg për të diskutuar mbi rritjen e çmimeve të energjisë mes shqetësimeve për familjet dhe bizneset e cenueshme, ndërsa kontinenti po shkon drejt dimrit.
Takimi vjen pasi Gjermania argumentoi kundër një reforme të tregut të energjisë të BE-së, sipas një burimi zyrtar.
Sipas analizës së Komisionit Evropian ”rritja e çmimeve të energjisë i referohet faktorëve të jashtëm ekonomikë globalë dhe jo strukturës së tregut të energjisë të BE-së”.
Gjermania nuk mund të mbështesë asnjë masë që është në kundërshtim me tregun e brendshëm të gazit dhe energjisë elektrike, për shembull një reformë ”ad hoc” të tregut me shumicë të energjisë elektrike, shkruan Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Dokumenti u nënshkrua nga tetë shtete anëtare të BE-së, Austria, Estonia, Finlanda, Danimarka, Irlanda, Luksemburgu, Lituania dhe Holanda.
Ai pason një shtytje nga vendet anëtare të udhëhequra nga Spanja dhe Franca në samitin e BE-së të javës së kaluar për më shumë veprime në nivel të BE-së në përgjigje të rritjes së çmimeve të energjisë në vitin 2021 pas një rënieje të shkaktuar nga pandemia.
Hendeku në rritje midis anëtarëve për çështjen e energjisë vjen pas zotimit të të gjithë liderëve të BE-së për të “përdorur urgjentisht sa më mire paketën ekonomike” të Komisionit Evropian për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë.
Takimi i ministrave të energjisë është diskutimi i parë zyrtar mbi masat e mundshme afatshkurtra.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës