Lajme
Rritja e çmimit të naftës, gjermanët e blejnë atë në Poloni e Çeki
Pasi çmimet e naftës po shënojnë rekorde të reja në Gjermani, qytetarët gjermanë po nisin të blejnë karburant në shtetet fqinje.
Ata kanë nisur të shkojnë në pikat e karburanteve në Poloni dhe Çeki, ku çmimet janë më të ulëta.
Çmimet e benzinës dhe naftës kanë arritur nivelin më të lartë në vend në 10 vjetët e fundit. Radhë të gjata të gjermanëve u krijuan në stacionet e karburanteve në kufirin çek dhe polak.
95 për qind e automjeteve janë me targa gjermane.
“Po filloj të pyes veten se ku po shkojmë, sepse së shpejti do të jemi në 2 euro dhe kjo së shpejti nuk do të jetë më e përballueshme për ne konsumatorët normalë”, thotë një qytetar.
Disa njerëz kanë fatin të jetojnë pranë kufirit, qoftë në Austri, Republikën Çeke, apo në Poloni. Një avantazh çmimi prej 40 deri në 50 cent për litër, që madje e bën të vlefshëm një udhëtim pak më të gjatë. Megjithatë, koha dhe distanca janë pjesë e ekuacionit:
Gjermanët mbushin jo vetëm rezervuarët e automjeteve, por edhe bidonët që i marrin me vete. Qytetarët shprehen se në fillim të pandemisë çmimet e karburanteve ishin shumë të lira, por taksat mjedisore u rritën në Gjermani dhe për këtë arsye çmimi i karburantit u shtrenjtua. Një gjerman tjetër tha se kishte dy makina dhe bleu benzinë nga Polonia, sepse ishte më lirë. Ata presin që qeveria të marrë masa për të përballuar kostot./Euronews
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës