Lajme
Nga rritja e çmimit të energjisë, BE pëson inflacion
Inflacioni në Eurozonë u rrit në 3,4 për qind në shtator, i nxitur kryesisht nga çmimet më të larta të energjisë, njoftoi sot Zyra e statistikave të Bashkimit Evropian.
Norma vjetore e inflacionit ishte 3 për qind në gusht dhe minus 0,3 për qind në shtator 2020, sipas shifrave të publikuara nga Eurostat.
“Kontributi më i madh në normën vjetore të inflacionit në Eurozonë vjen nga energjia (1,63 pikë përqindje), e ndjekur nga shërbimet (0,72 pikë përqindje), mallrat industriale joenergjetike (0,57 pikë përqindje) dhe ushqimi, alkooli dhe duhani (0,44 pikë përqindje)”, thuhet në raport.
Shkalla më e lartë vjetore e inflacionit, 6,4 për qind, u regjistrua në Estoni dhe Lituani, e ndjekur nga Polonia me 5,6 për qind.
Malta (0,7 për qind), Portugalia (1,3 për qind) dhe Greqia (1,9 për qind) kishin normat më të ulëta të inflacionit në shtator.
Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0,5 për qind, si në të gjitha vendet anëtare të BE-së, ashtu edhe në Eurozonë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës