Tematike
Gjithnjë më shumë politikanë zviceranë kërkojnë heqjen e certifikatës
"Imunizimi tek njerëzit mbi 65 vjeç është realizuar tashmë mbi 90 për qind. Kjo është arsyeja pse "përdorimi i certifikatës tani duhet të zbutet gradualisht"
Mbështetja për detyrimin e certifikatës së kovidit po zvogëlohet midis politikanëve të Qendrës, në Parlamentin e Zvicrës. Deri më tani, Partia Qendra (ish CVP dhe BDP) konsiderohej si partia që ka mbështetur më së shumti politikën e Këshillit Federal për koronën, shkruan “SonntagsZeitung” në botimin e sotëm.
Sipas një studimi, imunizimi (vaksinimi) tek njerëzit mbi 65 vjeç është realizuar tashmë mbi 90 për qind. Kjo është arsyeja pse “përdorimi i certifikatës tani duhet të zbutet gradualisht”, është shprehur Martin Candinas, për gazetën në fjalë.
Thomas Rechsteiner, Alois Gmür dhe Peter Hegglin nga po ajo parti gjithashtu ndajnë mendimin e tij, transmeton albinfo.ch.
Por, vetë kryetari i partisë, Gerhard Pfister nuk do të dijë fare për lehtësime në këtë kontekst.
Se ideja për zbutjen e detyrimit të certifikatës po zgjerohet, tregon edhe rasti me FDP-në
Kryetari i ri i FDP, Thierry Burkart beson se detyrimi i zgjeruar i certifikatës duhet të hiqet relativisht shpejt, me kusht që numri i rasteve të vazhdojë të bjerë dhe numri i shtrimeve në spitale të mbetet i ulët.
Deri në paraqitjen e këtyre politikanëve (Die Mitte dhe FDP), e vetmja parti politike e përfaqësuar në parlament, e cila kërkonte zbutjen ose heqjen e plotë të certifikatit ishte SVP-ja, shkruan albinfo.ch. Ndërsa tani, raste të një rezonimi të tillë ka madje edhe nga SP.
Kështu, për shembull, deputetja nacionale nga SP e Solothurnit, Franziska Roth thotë se nuk justifikohet më një shkelje kaq serioze e të drejtave themelore duke pasur parasysh shifrat aktuale (të ulëta) të shtrimeve në spital.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor