Tematike
Zviceranët “zgjedhin” Bersetin si ministrin më simpatik dhe më me ndikim
"Ajo që bie më shumë në sy është se Berset ende konsiderohet këshilltari federal më i pëlqyeshëm - megjithëse ai ka bërë shumë "presion" mbi popullatën
Cilët anëtarë të Këshillit Federal perceptohen si me ndikim nga pikëpamja e popullsisë? Cilët janë veçanërisht simpatikë për votuesit? Renditja e Këshillit Federal sipas barometrit zgjedhor të bërë nga SRG jep informacione të zgjeruara lidhur me këtë, shkruan srf.ch.
Sidoqoftë, sipas mendimit të atyre që kanë të drejtë vote në Zvicër, ministri i Shëndetësisë Alain Berset (PS) dallohet për faktin se kishte veçanërisht shumë ndikim madje edhe para fillimit të pandemisë së koronës.
Edhe tani, kur kjo legjislaturë është në mesin e mandatit, Berset, si Këshilltar Federal, vlerësohet me ndikimin më të madh në mesin e kolegëve të tij në qeveri, transmeton albinfo.ch. Sigurisht nuk është ndonjë gjë për t’u habitur që ministri i cili është më i lidhur me pandeminë të konsiderohet si njeriu më ndikim, thekson Michael Hermann, hulumtues politik dhe kreu i qendrës kërkimore Sotomo, e cila ka realizuar sondazhin.
“Ajo që bie më shumë në sy është se Berset ende konsiderohet Këshilltari Federal më i pëlqyeshëm – megjithëse ai ka bërë shumë “presion” mbi popullatën” thotë Hermann.
Sipas barometrit zgjedhor të SRG, 76 për qind e të anketuarve e konsiderojnë atë ndër dy këshilltarët më të fuqishëm federalë në detyrë.
Ministri i Jashtëm Ignazio Cassis (FDP) vlerësohet si ministri me më së paku me ndikim. 70 për qind e konsiderojnë atë si njërin ndër dy anëtarët e këshillit me ndikimin më të vogël.
Berset gjithashtu kryeson renditjen për sa i përket simpatisë, i ndjekur nga Ministrja e Mbrojtjes Viola Amherd (Die Mitte) dhe shefja e Mjedisit, transportit, energjisë dhe komunikimit, Simonetta Sommaruga (PS).
Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për simpatinë që gëzojnë në popullatë, përveç ministrit Alain Berset, mjaft vota merr edhe Viola Amherd, përcjell albinfo.ch. Me vlerësimin 57 për qind si “e pëlqyeshme” ose “shumë e pëlqyeshme”, ajo është vetëm pak prapa ministrit të shëndetësisë, të cilin 59% e konisiderojnë “të pëlqyeshëm” ose “shumë të pëlqyeshëm”.
Por, në kontrast me ministrin Berset, megjithatë, pothuajse askush nuk e konsideron ministren Amherd si jo të pëlqyeshme, trasnmeton albinfo.ch. Vlerësime më të pakëta neutrale ka për ministrin Alain Berset, por edhe për ministren Simonetta Sommaruga dhe ministrin Ueli Mauerer.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor