Integrimi
Teatri Kurora i Nionit të Zvicrës feston 25-vjetorin e themelimit
Teatri, si pjesë përbërëse e artit, përmbledh në vetvete shumë forma dhe disiplina artistike: literaturë, muzikë, koregrafi, dizajn, arkitekturë, pikturë, prozë, poezi, etj. Dhe, të gjitha këto forma të artit i mundëson publikut të shohë, të ndiejë, të përjetojë e të jetojë drejtperdrejt një histori reale, të dukshme falë vënies në skenë dhe prezencës së drejtpërdrejtë të aktorëve.
Kjo lidhje e drejtpërdrejtë në mes të artistëve të teatrit dhe publikut jetohet aty për aty në kohën e tashme, po që lidh gjithë mundin e artistëve për përgatitjen e pjesës teatrale dhe shumicën e kohës të bazuar në skenar të shkruar në kohën e kaluar. E për t’i mundësuar pastaj publikut të jetojë në kohën e ardhshme në momentin që përjeton dhe shijon një pjesë të bukur, duke e përcjellë me ditë të tëra…
Nuk do të ishin këto fjalë për teatrin dhe lidhshmërinë e tij me publikun po të mos ishte teatri shqiptar “Kurora” i qytet të Niont të kanton Vaud në Zvicër.
Ishte viti 1996, ku me nismën e një grupi të rinjsh shqiptarë që gjetën forcë, kohë e energji të themelojnë teatrin Kurora. Kjo ndodhi në kohën kur e gjithë Kosova luftonte për mbijetesë nga pushtimi. Këta të rinj arritën në këto kushte kur diaspora shqiptare kishte prokupim kryesor mobilizimin për mbështetje të Kosovës së pushtuar. Këta të rinj të pasionuar për artin dramaturgjik gjetën forcë që të krijojnë vepra artistike si formë e rezistencës dhe tani më shumë se 25 vjet Kurora ka radhitur në kurorën e saj suksese të veta shumë shfaqje dhe prezentime. Duke filluar me pjesë teatrale në gjuhën shqipe e për të vazhduar me pjesë teatrale në gjuhën frenge.
Kurora ka zgjedhur ta festojë 25-vjetorin duke kujtuar të madhin artist Bekim Femiu. Një shfaqje e teatrale është shkruar enkas për këtë manifestim nga Migjen Kajtazi, duke i dhënë hapësirë bisedës imagjinare mes teatrit Kurora dhe Bekim Femiut. «Bekimi si artist amator duke frekuentuar teatrin amator në Prizren pastaj shfaqet Bekimi që vazhdon rrugëtimin në Hollivud dhe në filmat e luajtur në 9 gjuhë botërore . Dhe, ashtu si thoshte Nëna e Bekimit, për Bekimin që i takon botës, Bekimi kthehet në Prizrenin e tij duke i takuar përjetësisht planetit të kaltër…
Inskenimi i pjesës teatrale është bërë nga autorët e Kurorës, Visar Qusaj dhe Zymer Lutfiu.
Manifestimi i Kurorës do të realizohet më 29.10.2021 në sallën e La Fraternité du CSP, Place Arlaud 2, 1003 Lausanne.
Rreth zbatimit të masave sanitare, rezervimet e vendeve janë të domosdoshme. Për më shumë informata kontaktoni Visar Qusaj në tel: 0793596517 ose në Email: [email protected]
Një prezentim i shkurtër i biografisë së Kurorës figuron në gjuhën frenge si vijon:
Description de la troupe « Kurora »
Création du théâtre : 1996 (www.interculturel.ch)
Chronologie, lieu, et participations du théâtre et cinéma :
1997 : « Nusja pa duvak », à Nyon (VD), Monthey (VS), Genève (GE) etc.
1999 : « Ali hoxha, hoxhë Alia » à Nyon, Genève, Lausanne, etc.
2000-2001 : « Fundi i legjendave », Nyon, Lausanne, Renens, Lucerne, Bâle, Berne, Zurich, etc.
2002 : « Fundi i legjendave », Festival des théâtres à Ferizaj (Kosovë)
2004 : « Tout un hiver sans feu », un film de Greg Zglinski, CAB Production SA, les producteurs délégués : Jean-Luis PORCHET et Gérard RUEY, (plusieurs prix internationaux, et nominé « Meilleur long-métrage » au Prix du cinéma Suisse 2005, à Soleur
2005 : « Mauvaise saison sur l’Olympe », Nyon
2006 : « Monsieur Guri Ura, l’étrangers d’ici », Nyon, Lausanne, Ecublens, Yverdon, Renens, Genève, Crissier, spectacle en cours
2007 : « Extraits des 10 ans d’humour, La lettre de condoléance » de Lova GOLOTCHINER, Nyon, spectacle en cours
2008 : Projet « Les Ateliers Théâtraux Kurora 2008 », Nyon
2009 : Projet « Les Ateliers Théâtraux Kurora 2009 », Nyon
2010 : Projet « Les Ateliers Théâtraux Kurora 2010 », Nyon
2011 : Dans le cadre des ateliers théâtraux, Kurora a préparé et représenté Vue du Pont
d’Arthur Miller 7 fois au Théâtre Funambule à Nyon et une fois à Genève dans le cadre de la journée international contre le racisme.
2011 : Participation aux Assises Cantonales de l’Immigration avec les saynètes
2012 : Projet « Les Ateliers Théâtraux Kurora 2012 », Nyon
2012 : Participations à la Journée Internationale pour la Non-Violence à La Bibliothèque Municipale de Lausanne avec les saynètes
2013 : La pièce de théâtre « Antigone » de Jean Anouilh, Nyon, Lausanne, Gland
2014 : Dans le cadre de la table ronde organisé par le BCI le 18 mars 2014, intermèdes contre le racisme et la discrimination
2014 : « Monsieur Guri Ura, l’étrangers d’ici », interculturel 2014, Nyon
2015 : Les ateliers théâtraux contre le racisme et la discrimination
2016 : « Ateliers théâtraux contre la discrimination », Apprentissage et jeux scénique sur la prévention du racisme, Nyon
2017 : « Le Clan des Divorcés » D’Alil Vardar, Nyon
2017: « Ateliers théâtraux contre la discrimination », projet scénique axé sur la prévention du racisme pour les jeunes à Nyon et ses environs.
2018 : « Partir sur Mars » de Migjen Kajtazi, « Les ateliers théâtraux contre la discrimination et radicalisation des jeunes à Nyon », Nyon, Lausanne
2019 : « Partir sur Mars » de Migjen Kajtazi, « Les ateliers théâtraux contre la discrimination et radicalisation des jeunes à Nyon », Lausanne
2019- 2020 : « Le prénom », Les ateliers théâtraux contre la discrimination, Nyon
2021 : Saynète « Bekim Femiu » de Migjen Kajtazi
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit29 Tetor 2021
- Ora18:00
- LokacioniLa Fraternité du CSP, Place Arlaud 2, 1003 Lausanne
- Data e përfundimit19 Tetor 2021 - 23:00
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor