Lajme

Endrit Mema, juristi që pikturoi ndryshe simbolin e shqiptarëve

Në intervistën e dhënë për albinfo.at, mund të njiheni më shumë më Endrit Memën, artistin jurist që pikturoi ndryshe simbolin e shqiptarëve

Kur pashë profilin e Endrit Memës, pata përshtypjen se punë primare kishte pikturën ose artin vizual. Maksimumi mendova punon si disenjator ose arkitekt. Në fakt, gabova. Endriti është jurist në një kompani private në Vjenë, por në të njëjtën kohë zhvillon pasionin e tij për pikturën. Jam njohur me artin e tij nëpërmjet ekspozitës virtuale me flamuj që shfaqi në Ambasadën e Shqipërisë në Austri. Më mbeti në mendje pasi vetë disa herë kam menduar se si do të dukej shqiponja dykrenare ose fusha e kuqe e simbolit të shqiptarëve në ngjyrë tjetër. Ideja e Endritit më pëlqeu, e të them të drejtën flamuri nuk do të dukej dhe aq keq me nuancë bojë qielli, rozë, të kuqe, e jeshile së bashku.

Për shkak të situatës së pandemisë, u desh të komunikonim nëpërmjet teknologjisë për intervistën. Bëmë bisedë gjatë aq sa dukej sikur ishim miq prej vitesh. Megjithëse jurist, e në dukje prej profesionit, mendon se do të jetë dikush që jeton me rregulla strikte, ana artistike e Endritit ta prezanton si person fleksibël, të muhabetit e që përshtatesh kollaj. Më tregonte për qoshen e tij të punës ku pikturonte në shtëpi, e sa mirë i kishte bërë karantina që t’i dedikohej më shumë pasionit. Kuptova që Endritit i pëlqejnë ngjyrat e luan bukur me to. Në pikturat e tij nuk gjen zymtësi apo trishtim dhe kjo më bëri ta admiroja krijimin “Arka e Noes”, sepse të jep shpresë, pavarësisht kuptimit të një objekti lundrues mbi një botë që përmbytet.

Në intervistën në vijim do të njiheni më shumë me Endrit Memën, piktorin jurist, i cili uroj që në të ardhmen t’i kushtojë më tepër kohë artit se profesionit.

Çfarë e lidh Endritin me pikturën?

Unё kam qenё nga ata fëmijë qё nuk dilja jashtë tё luaja me top, pëlqeja tё qëndroja vetёm nё shtëpi dhe tё vizatoja. Me kalimin e kohës shumë njerëz qё shikonin punimet e mia, pёrfshirё dhe disa profesorё tё njohur pikture tё asaj kohe, thoshin qё ky djalё ka shumё dorё pёr pikturё dhe duhet ta vazhdojё. Kёshtu qё rruga mё çoi natyrshëm drejt Liceut Artistik nё Tiranё, dega pikturë. Mbasi mbarova Liceun vendosa tё vazhdoj njё rrugё tjetёr studimesh, por arti mё ka shoqёruar nё çdo hap tё jetёs. Herё duke punuar, herё nё mendime.

A ka arti diçka të përbashkët me profesionin tënd?

Unё punoj si jurist dhe përshtypja e parё ёshtё se njё jurist dhe njё artist nuk kanё asgjё tё pёrbashkёt. Mendoj se çdo profesion ka lidhje me artin, sepse truri i njeriut ёshtё i ndarё nё dy pjesё: pjesa arsyetuese dhe pjesa shpikёse. Shpeshherё duhet tё kesh kёndvёshtrimin e njё artisti pёr tё gjetur njё zgjidhje nё njё fushё tjetёr. Jo mё kot, zyrat ligjore janё tё mbushura me vepra arti, pёrveç anёs zbukuruese, ato ndikojnё dhe nё tё menduarin e punonjёsve. Edhe nё historinё e artit ka pasur raste tё tilla, njё emёr i njohur ёshtё Vasili Kandiski (Vassily Kandinsky), qё ishte jurist dhe piktor.

Si të erdhi ideja për ekspozitën me flamujt shqiptarë në Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë?

Mendimi im fillestar ishte qё tё paraqisja njё ose dy punime gjatё veprimtarive tё pёrvitshme kulturore tё bashkёsisё shqiptare nё Austri, qё quhen “Javёt e Kulturës Shqiptare”. Nuk kisha njё plan tё paracaktuar por thjesht njё dёshirё tё brendshme tё bёja diçka tё re dhe ndryshe, me simbolin tonё kombёtar. Pas pёrhapjes sё papritur tё Covid-19, duke qёndruar i mbyllur nё shtёpi fillova tё bёj shumё piktura tё tjera me kёtё pёrmbajtje. Pastaj pata rastin tё takoj ambasadorin tonё, Roland Bimo dhe duke biseduar na erdhi mendimi pёr ta bёrё ekspozitën nё mjediset e Ambasadёs së Shqipërisë në Vjenë. Mbёshtetja e Z. Bimo ka qenё e gjithanshme dhe dua ta falënderoj sërish.

Çfarё komentesh ke marrё? Ka pasur ndonjё vërejtje për shkak se ke vizatuar simbolin e shqiptarëve me ngjyra të ndryshme?

Ekspozita u shfaq vetёm nё internet dhe në mediat sociale duke u ndёrthurrur me urimin e Ambasadës Shqiptare me rastin e 28 Nёntorit. Nuk ishte e mundur tё bëhej njё pritje pёr shkak tё kufizimeve të pandemisё. Pёrgjigja qё kam marrё ka qenё shumё e mirё. Vetёm urime dhe pёrgёzime. E kam menduar se dikush edhe mund t´i keqkuptojё punimet, por ja qё nuk ndodhi. Besoj se artisti duhet tё tregohet i guximshёm dhe njëkohësisht tё jetё nё gjendje tё arsyetojё punimet e veta.

Cili artist ose piktor ka ndikuar te ti?

Ndikimet janё tё lidhura me fazёn e jetёs nё tё cilёt ndodhet njё artist. Kohёt e fundit po shikoj dhe lexoj shumё mbi Francis Bacon, Takeshi Murakami, punёt e “Shkollёs sё Re tё Laipzigut” edhe “Realizmin Socialist Shqiptar”.

Më përshkruaj një situatë nga jeta reale që të ka frymëzuar për një pikturë?

Pёr mua ёshtё e vёshtirё tё pёrkufizoj se çfarё do tё thotё frymёzim, ndoshta ёshtё çasti kur mё vjen njё mendim nё kokё dhe njёkohёsisht arrij t´a pёrfytyroj se si mund ta trupёzoj mbi njё telajo apo me mjete tё tjera. Mendime tё tilla mё vijnё krejt papritur dhe shpesh, madje dhe disa herё gjatё ditёs. Pastaj ose ulem tё bёj njё vizatim fillestar tё mendimit mbi njё fletore ose e filloj menjёherё pikturёn, pa asnjё lloj parapёrgatitje. Pёr mua arti ёshtё nё radhё tё parё ushqim shpirtёror dhe mendor, ёshtё nevoja qё tё paraqes nё tablo apo skulpturё pamjet qё mё vijnё nё mendje.

Do ta ktheje pikturën në profesionin tënd parësor?

Vendimi pёr tё mos e pasur pikturёn si punё parёsore nuk ka qenё i detyruar. Ishte njё vendim i imi pёr shkaqe tё ndryshme. Rrethi i tё afёrmve dhe miqve tё mi gjithmonё mё ka mbёshtetur dhe nxitur qё tё merrem me art. Nuk e pёrjashtoj qё një ditё tё afёrt, arti tё jetё puna ime e vetme.

 

Çfarë ke përdorur për të realizuar pikturën me arkën e Noes?

Atё punim e kam bёrё gjatё dhjetorit tё 2020. Mendimi mё erdhi sepse ai vit përngjan me njё pёrmbytje tё madhe tё mёnyrёs sonё tё jetesёs. Por njёkohёsisht çdo pёrmbytje sjell dhe njё fillim dhe shpresё tё re. Nё atё pikturё kam pёrdorur shumё ngjitёse figurash qё shiten tё gatshme gjatё vitit tё ri pёr tё zbukuruar kartolinat dhe letrat. Çdo fundjavё shkoja nё dyqane tё ndryshme pёr tё kёrkuar figura tё reja. Nё artin tim pёrpiqem tё pёrdor edhe mjete rrethanore pёr tё treguar qё çdo send ose njeri mund tё bёhet pjese e njё vepre arti.

Ke ndonjë muze të preferuar pikturash në Austri?

Austria dhe Vjena kanё njё jetё tepёr tё pasur kulturore. Ёshtё pothuajse e pamundur tё ndjekёsh çdo gjё tё re. Mё ka pёlqyer shumё “Albertina Modern” qё ёshtё hapur rishtazi dhe padyshim qё do ta vizitoj sёrish. Gjithashtu shkoj shpesh nё “21 Haus” qё ёshtё pjesё e Belvederes. Aty ka gjithmonё ekspozita tё reja por edhe njё kafene tё bukur ku mund tё bisedosh apo lexosh nё qetёsi.

Endrit Mema me ambasadorin e Shqipërisë, Roland Bimo

A mendon se shqiptarët e vlerësojnë mjaftueshëm artin pamor?

Moshat e reja padyshim qё kanё njё mirёkuptim dhe vlerёsim mё tё madh pasi pёrballen mё shpesh me artin, pёrfshirë dhe nёpёrmjet internetit. Sot jetojmё nё njё kohё qё çdokush mund tё shikojё dhe blejё njё vepёr arti nё njё galeri apo dyqan online. Nga ana tjetёr duket se klasa politike ka pak vёmendje dhe ka mbetur shumё prapa. Institucionet mёsimdhёnёse nuk kanё zё tё fuqishёm. Gjithashtu mungon edhe korniza ligjore pёr tё mbёshtetur njё treg arti shqiptar, si pёr shembull galeritë, koleksionistët, ankandet, muzeumet private, etj.

 

Cili është synimi që ke dëshirë të arrish nga ana artistike?

Dua tё jem njё artist me profil tё pazakonshёm dhe besoj se deri diku kjo qёndron pёr shkak tё dy profesioneve qё unё ushtroj. Gjithashtu dua tё merrem dhe shfaq mё shumё kulturёn kombёtare shqiptare e cila mbetet thellёsisht e panjohur si pёr tё huajt edhe pёr vetё ne shqiptarёt.

A ka ndikuar emigrimi në mënyrën si shprehesh në pikturë?

Jeta jashtё vendlindjes ndikon nё çdo qelizё tё njё njeriu. Vёshtirёsitё e ndryshme mё kanё kufizuar kohёn dhe hapësirёn pёr tё bёrё art. Nga ana tjetёr kёto kufizime mё kanё dhёnё kohё tё thellohem nё mendimet e mia mbi artin.

Punime të tjera mund t’i shihni edhe në faqen e Instagramit: endrit.mema.at

box

Eksperimenti me pamjen e flamurit shqiptar

Ekspozita u shfaq vetёm nё internet dhe në mediat sociale duke u ndёrthurrur me urimin e Ambasadës Shqiptare me rastin e 28 Nёntorit. Nuk ishte e mundur tё bëhej njё pritje pёr shkak tё kufizimeve të pandemisё. Pёrgjigja qё kam marrё ka qenё shumё e mirё. Vetёm urime dhe pёrgёzime. E kam menduar se dikush edhe mund t´i keqkuptojё punimet, por ja qё nuk ndodhi.