Lajme

Putin premton rritje të furnizimit me gaz

Presidenti rus, Vladimir Putin, mohoi edhe një herë kategorikisht zërat se Rusia ka gisht në krizën energjetike që ka përfshirë gjithë botën dhe që, sipas paralajmërimeve, pritet të përkeqësohet dhe më tej në muajt e dimrit.

Përmes një deklarate për shtyp, Putin u shpreh se Rusia është e gatshme të shtojë furnizimin me gaz, aq sa të jetë e nevojshme për partnerët e saj, transmeton CNN, përcjell Albinfo.ch.

“Rusia është e gatshme të shtojë furnizimin me gaz. Po shtojmë sasi aq sa kërkojnë partnerët tanë. Nuk ka pasur refuzime në asnjë raste.

Kreu i Kremlinit gjithashtu shtoi se të gjitha akuzat se Rusia ka gisht në këtë krizë janë të motivuara politikisht.