Tematike

Qeveria Zvicerane heq dorë nga kuponët prej 50 SFR për nxitje të vaksinimit

Një javë kombëtare e vaksinimit që do të zgjasë nga 8 deri më 14 nëntor do të duhej të bindë të pavendosurit që të vaksinohen

Shkalla e vaksinimit në Zvicër, e cila  aktualisht është 71.2 për qind, sipas Këshillit Federal nuk është e mjaftueshme. Për këtë arsye qeveria e vendit ta rrisë atë përmes një ofensive vaksinimi. Në takimin eqë ka pasur të mërkurën në Lucern, Këshilli Federal ka caktuar pikat kryesore për këtë ofensivë, si në vijim.

Java kombëtare e vaksinimit

Një javë kombëtare e vaksinimit që do të zgjasë nga 8 deri më 14 nëntor do të duhej të bindë të pavendosurit që të vaksinohen, transmeton albinfo.ch. Kjo bëhet duke “siguruar fakte të besueshme rreth vaksinimit në disa gjuhë në një mënyrë të kuptueshme. Këtu bëhet fjalë për efektivitetin e vaksinimit, sigurinë, efektet anësore të vaksinave, rreziqet shëndetësore në rast infeksioni ose opsionet e vaksinimit.

Nga njëra anë, kjo javë shoqërohet me një fushatë kombëtare të medias. Nga ana tjetër, komunat dhe partnerët e tjerë thirren të organizojnë aktivitete informative ose ngjarje lokale për të informuar popullatën.

Këshilli Federal i drejtohet gjithashtu popullsisë drejtpërdrejt përmes një letre. Kostoja totale e javës së vaksinimit arrin në një maksimum prej 15.2 milionëCHF.

Letra e ministrit Alain Berset

Këshilli Federal gjithashtu planifikon të bëjë një përpjekje të nxitjes për vaksinim përmes opcioneve me celular. “Numri i qendrave celulare të këshillimit dhe vaksinimit është aktualisht 50 dhe mund të rritet ndjeshëm me mbështetjen e Qeverisë Federale, transmeton albinfo.ch. Ajo paguan deri në 220,000 CHF për qendër shtesë të konsultimit me celular dhe për qendër të vaksinimit, por që maksimalisht shuma në fjalë nuk duhet të kalojë mbi 38 milionë franga”, shkruan qeveria.

Bie në ujë kuponi shpërblyes prej 50 frangash

Në vend të kuponëve prej 50 frangash për ata që bindin njerëzit e pavendosur për vaksinimin, Qeveria Federale ka vendosur të mbështetet në këshillat individuale. Primet për “ndikuesit e vaksinimit” janë kritikuar nga kantonet gjatë konsultimit, përcjell albinfo.ch. Në vend të kësaj, Këshilli Federal tani synon të forcojë “këshillat me anë të diskutimeve në grup, kontakteve personale ose telefonike ose nëpërmjet funksionit individual të bisedës në mediat sociale”.

Vetëm kjo mund t’i kushtojë Qeverisë Federale 43 milionë. Ndërsa në përgjithësi, ofensiva e vaksinimit do të kushtojë maksimalisht 96.2 milionë CHF.