Lajme
15-vjeçari shqiptar, nga Suedia me një nga rolet kryesore në filmin “I am Zlatan”
Projekt kushtuar futbollistit të mirënjohur suedez, Zlatan Ibrahimoviç
Quhet, Dominik Bajraktari, është një 15-vjeçar shqiptar, i cili jeton në Malmoe të Suedisë, transmeton albinfo.ch.
Bajraktari ka një nga rolet kryesore në filmin “I am Zlatan”, projekt kushtuar futbollistit të mirënjohur suedez Ibrahimoviç.
Dominik tregon se është me prejardhje nga qyteti i Ferizajit dhe është i lidhur shumë me Kosovën. Çdo vit ai vjen në Kosovë për vizitë. Nga ana tjetër, ai tregon edhe jetën larg vendit të origjinës dhe eksperiencës në kinematografi.
Artisti i ri shprehet, se në provën e parë ai nuk ishte pranuar nga komisioni përzgjedhës dhe vetëm pas tentativës së dytë, arriti të fitojë rolin në film.
Filmi pritet të ketë një sukses të madh, me praninë e shqiptarit nga Suedia. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor