Ekonomi
Kosova me çmimin më të ulët të energjisë elektrike në Ballkan, Gjermania më e shtrenjta në BE
Kosova, Shqipëria dhe Serbia janë tri vendet me çmimin më të ulët të energjisë elektrike për amvisëritë, thuhet në të dhënat e Zyrës Evropiane të Statistikave.
Sipas Eurostat, çmimi mesatar i një kilovati për orë (kWh) në vendet e Ballkanit Perëndimor është 0.0954 euro.
Në Kosovë, një kilovat kushton 0.0608 euro, ndjekur nga Serbia me 0.0737 euro dhe Shqipëria me 0.0778 euro.
Qytetarët e Malit të Zi një kilovat e paguajnë me 0.0807 euro, ndërsa në Maqedoni të Veriut paguhet me 0.0833 euro. Boshnjakët e bullgarët janë ata që paguajnë më pak se 10 cent për kilovat, pra 0.0901 euro përkatësisht 0.0982 euro.
Për sa u përket vendeve të rajonit, Kroacia dhe Greqia janë vendet që paguajnë çmimin më të shtrenjtë të energjisë. Kroatët një kilovat e paguajnë me 0.1.307 euro, kurse grekët me 0.0641 euro.
Në Bashkimin Evropian, Gjermania është vendi që ka çmimin më të lartë, me 0.3006 euro për kilovat, pasuar nga Danimarka me 0.2819 euro dhe Belgjika me 0.2702 euro. Çmimi më i ulët i energjisë elektrike në kontinet është në Ukrainë me 0.0396 euro për kilovat.
Mesatarja e çmimit për një kilovat në vendet e BE-së është 0.2134 euro, kurse në vendet e Eurozonës është 0.2272 euro.
Komisioni Evropian po shqyrton ankesat e disa vendeve të Bashkimit Evropian se Rusia po përdor pozicionin në treg për të nxitur rritjen e çmimeve të gazit në rajon. Spanja, Franca dhe Greqia i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ketë një përgjigje të përbashkët në lidhje me rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë. Konsumatorët janë duke i ndierë efektet në shumë vende evropiane nga ngritja e çmimit të gazit dhe energjisë elektrike.
Lidhur me shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në Evropë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se kjo krizë pritet të ketë ndikim edhe në Kosovë, duke paralajmëruar se qytetarët duhet të përgatiten për një rritje eventuale të çmimeve.
“Çmimet e energjisë elektrike për një megavat për orë prej 60 euro sa kanë qenë para kësaj krize në Evropë, kanë arritur në mbi 100 euro dhe çmimet për sot kanë arritur në mbi 200 euro, pra po flasim për shtrenjtim të çmimeve katërfish në Evropë, e cila vjen si pasojë e rritjes së kërkesës dhe pjesërisht si pasojë e uljes së ofertës së gazit natyror nga ana e Rusisë. Hipoteza është për të bërë presion për lëshimin e gazsjellësit ‘Nord Stream II’, mirëpo sido që të jetë, është një krizë e thellë energjetike që pritet të thellohet edhe më tej gjatë muajve në vijim”, ka thënë Rizvanolli.
NewCo Ferronikeli ka bërë të ditur se ka ndalë përkohësisht prodhimin për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike.
Në njoftim thuhet se rritja e vazhdueshme e çmimit të energjisë elektrike në tregjet evropiane, katërfishimi i çmimit të energjisë ka çuar në marrjen e këtij vendimi që do të zgjasë deri në një moment të dytë kur çmimet të normalizohen.
Organizata nga shoqëria civile kanë kërkuar nga ekzekutivi i vendit që menjëherë të miratojë fondin e konsumatorëve në nevojë dhe të miratojë një pako të ringjalljes, e cila do ta ketë fokus sektorin e energjisë.
Ndërsa sipas opozitës, Qeveria aktuale e ka lënë Kosovën tërësisht të papërgatitur për t’u përballur me pasojat e rënda të krizës energjetike që po merr formë, tashmë një kohë të gjatë.
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se kriza energjetike është afër dhe se është koha që Qeveria të veprojë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës