Lajme

Putin fajëson Europën për rritjen e çmimit të gazit

Çmimet e gazit natyror në Evropë u ulën pasditen e 6 tetorit, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, la të kuptohet se Moska po rrit furnizimet me gaz dhe është gati të stabilizojë tregun.

Kontrata për shpërndarjen e gazit në nëntor në platformën holandeze TFF u rrit për pak kohë në gati 2.000 dollarë për 1000 metra kub në orët e para të tregtimit.

Por, ajo vijojë të ulet në nën 1.400 dollarë për 1000 metra kub pas fjalimit të Putin.

Shefi i Kremlinit fajësoi Europën se ka reduktuar pjesën e marrëveshjeve afatgjata në tregtinë e gazit natyror.

Praktika e partnerëve tanë evropianë e ka konfirmuar edhe një herë se ata bënë gabime. Ne biseduam me formacionin e mëparshëm të Komisionit Evropian dhe i gjithë aktiviteti i tij kishte për qëllim heqjen graduale të të ashtuquajturave kontrata afatgjata. Ai kishte për qëllim kalimin në tregtinë e gazit të brendshme dhe, siç është bërë e qartë, kjo praktikë është një gabim”, u shpreh Putin.

Çmimet e gazit janë rritur pas rritjes së kërkesës, veçanërisht nga Azia, si dhe niveleve të ulëta të magazinimit.

Grupi rus i gazit Gazprom ka rezistuar prej kohësh të lëvizë drejt tregtisë në Evropë, duke preferuar marrëveshje afatgjata, të cilat ndonjëherë zgjasin rreth 25 vjet.

Më herët zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia nuk ka pasur asnjë rol në rritjen e çmimeve të gazit në Evropë.

Peskov tha se Moska ishte gati të diskutonte kontrata të reja afatgjata për shitjen e gazit për konsumatorët evropianë dhe se Gazprom po përmbushte të gjitha detyrimet e saj.

Zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak, nënvizoi se certifikimi i gazsjellësit Nord Stream 2 mund të stabilizojë çmimet e larta evropiane të gazit.