Shqipëria
Shqipëria, treg atraktiv për investitorët gjermanë
Shqipëria është kthyer tashmë në një vend tërheqës për sipërmarrjet e huaja në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, falë politikave fiskale lehtësuese dhe lansimit të projekteve strategjike.
Teksa mbetet një vend mjaft atraktiv edhe për biznesin gjerman, që ka rritur ndjeshëm investimet vitin e fundit, raporton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se investimet gjermane janë rritur në 6-mujorin e parë të këtij viti në shifrën e 21 milionë eurove, nga vetëm 1 milion euro që kishin qenë në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
Sipërmarrjet gjermane janë shtrirë në sektorin e energjisë, të turizmit dhe të mjedisit.
Gjermania po bashkëpunon me qeverinë shqiptare për te promovuar zhvillimin e një ekonomie tregu të qëndrueshëm nga pikëpamja sociale dhe ekologjike. Që nga viti 1988 Gjermania ka kontribuar me fonde që arrijnë mbi 1 miliard euro, kontribut që e bën atë një nga donatorët më të rëndësishëm të Shqipërisë në marrëdhëniet dypalëshe.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara