Lajme
Aktorët kosovarë vizitojnë Konsullatën në Cyrih, takohen me diplomatët e Kosovës në Zvicër
Aktorët kosovarë, që po marrin pjesë në Festivalin e Filmit të Cyrihut, respektivisht regjisorja e filmit artistik ‘’Zgjoi’’, Blerta Basholli, znj Fahrije Hoti, personazhi kryesor në këtë film, aktorja Yllka Gashi dhe ata të shfaqjes teatrale ‘’Swiss Connection’’ nga dramaturgu, Jeton Neziraj, aktorët Aurita Agushi dhe Adrian Morina vizituan Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih.
Ata u pritën nga Udhëheqësi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Sami Kastrati dhe këshilltarja në Konsullatë, znj Shukrije Ramadani.
Me këtë rast, udhëheqësi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Sami Kastrati, i shprehu mirëseardhje mysafirëve, duke i falënderuar ata për rolin dhe kontributin që ata po japin në promovimin dhe afirmimin e vendit dhe vlerave tona nëpërmjet diplomacisë kulturore.
Komedia ‘’Swiss Connection’’ e kishte premierën e saj më datën 25 shtator, 2021 në teatrin Winklewiese në Zurich, ndërsa premiera e filmit ‘’Zgjoi’’ shfaqet me datën 27 shtator, 2021.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave