Tematike

64.9 % refuzuan iniciativën që kërkonte ndarjen e drejtë të pasurisë

Miratimin më të madh ajo e ka arritur në kantonin Basel -Stadt - me 48.1 për qind Pro. Nga qytetet e mëdha, Cyrihu, Berna, Bazeli, Bieli dhe Lozana e kanë votuar atë

Popullata dhe kantonet kanë refuzuar qartë sot nismën popullore “Lehtësimi i pagave, ndarja e kapitalit tatimor në mënyrë të drejtë (nisma 99 për qind)”. 64.9 për qind e votuesve kanë thënë jo, në asnjë kanton nuk ka arritur të fitojë kjo iniciativë.

Juso (rinia e PS), PS dhe të Gjelbrit dështuan qartë kur ishte fjala për rishpërndarjen e taksimit më të drejtë, shkruan sdfa.ch. Thjesht, e Majta dhe e Gjelbra nuk mundi të mobilizohej përtej elektoratit të vet.

Në terma absolutë, bëhej fjalë për 986,901 kundrejt 1,823,056 votave, transmeton albinfo.ch. Kantoni Nidwalden e ka hedhur poshtë iniciativën në mënyrë më të qartë me 77.4 për qind pa vota.

Miratimin më të madh ajo e ka përjetuar në kantonin Basel -Stadt – me 48.1 për qind vota Pro.

Pjesëmarrja në votim ishte 51.9 për qind.

Një për qind e popullsisë zvicerane ka rreth 42 për qind të të gjitha aseteve në Zvicër. Iniciativa 99 për qind kishte për qëllim të merrej me këtë pabarazi sociale dhe të krijojë drejtësi më shpërndarëse – në dobi të 99 për qind të tjerëve, që nuk bëjnë pjesë në mes të më të pasurve.

Nisma e Socialistëve të Rinj ka kërkuar që të ardhurat nga kapitali të tatohen në të ardhmen një herë e gjysmë më shumë se të ardhurat nga pagat mbi një vlerë pragu. PS, Partia e Gjelbër, PPE dhe sindikatat kanë mbështetur nismën.

Për presidenten e Juso-s, Ronja Jansen, nisma ishte një sukses pavarësisht nga numrat. Nisma, sipas saj, ka nxitur diskutimin për një shpërndarje të drejtë të pasurisë në Zvicër. “Ne do të vazhdojmë të luftojmë për drejtësinë e shpërndarjes” ka thënë ajo.

Juso tashmë janë duke punuar në nismën tjetër kundër super të pasurve, përcjell albinfo.ch. Bëhet fjalë për “detyrimin e më të pasurve që të paguajnë për krizën klimatike”.

Qëllimi i iniciativës së re është të kufizojë asetet private në 100 milionë CHF dhe të përdorë tepricën për të financuar ndryshimet ekonomike dhe sociale.