Integrimi
Postulati i Përparim Avdilit për aplikim anonim votohet me shumicë dërmuese
Të enjten parlamenti i qytetit të Cyrihut ja ka kaluar qeverisë postulatin e iniciuar nga nga GLP dhe FDP, i cili ka fituar me 94 kundrejt 16 votave
“Postulati i dorëzuar nga Isabel Garcia dhe unë fillimisht, si pjesë e bashkëpunimit përmes organizatës Secondas Zürich, u votua sot në Asamblenë e Cyrihut me shumicë të madhe (të gjitha partitë përveç SVP-së).
Jam i bindur se një proces aplikimi anonim çon në krijimin e strukturave edhe më të fuqishme dhe efikase duke mos u ndikuar në mënyrë të pandërgjegjshme nga faktorë të parëndësishëm në një funksion fillestar të filtrit për punësim.
Kërkesa jonë politike është vërtetuar përfundimisht edhe nga një studim i realizuar nga Universiteti ETH”. Kështu ka shkruar të mërkurën në një status të tij në fb asamblisti i FDP-së, Përparim Avdili, duke ju referuar fitores së thellë që postulati i iniciuar nga ai, korri në asamble, shkruan albinfo.ch.
Por, çfarë pritet të ndodhë konkretisht pas votimit të këtij postulati? Qyteti i Cyrihut do të fillojë një eksperiment me aplikacione anonime. Respektivisht, për të parandaluar diskriminimin e personave me prejardhje të huaj, Qyteti i Cyrihut planifikon të fillojë një test pilot shumëvjeçar me aplikime të anonimizuara. Sipas këtij projekti, menaxherët e burimeve njerëzore duhet të informohen vetëm për kualifikimet profesionale të aplikantëve, por jo për emrin, gjininë, moshën ose origjinën e tyre. Kjo shmang diskriminimin e mundshëm që ndonjëherë ndodhë edhe në mënyrë të pavetëdishme.
Të enjten parlamenti i qytetit ja ka kaluar qeverisë postulatin e përmendur të iniciuar nga nga GLP dhe FDP, i cili ka fituar me 94 kundrejt 16 votave.
Në testin pilot shumëvjeçar të qytetit të Cyrihut, i cili do të monitorohet shkencërisht, në të ardhmen edhe aplikimet nga nxënësit do të pranohen në mënyrë anonime. Sipas Parlamentit të Qytetit të Cyrihut, informacioni mbi emrin, gjininë, moshën ose origjinën duhet të jetë i disponueshëm vetëm kur dërgohet ftesa për takim.
Postulati që synonte të ndryshonte këtë fakt u mbështet gjerësisht në këshillin bashkiak të Cyrihut.
Në janar mtë këtij viti, kur ishte bërë postulati, albinfo.ch kishte shkruar veç tjerash: Përparim Avdili, asamblisti shqiptar në Parlamentin e Qytetit të Cyrihut nga FDP dhe kolegia e tij nga GLP, Isabel Garcia duan që përmes këtij projekti, realitetin që tashmë e karakterizon shoqërinë e Cyrihut ta sjellin edhe në mesin e të punësuarve në qytet.
Ose, siç e thotë Garcia: “Mbiemrat klasikë zviceranë si Heeb, Fischer, Vogel etj., që i bartin shumë punonjës shteti në Cyrih, nuk shkojnë më me realitetin e qytetit. Ky realitet është dukshëm më i përafërt me atë të formacioneve të klubeve të futbollit si FCZ ose GC (që kanë shumë të huaj brenda tyre, v.j.).
Synimi: Emrat e të punësuarve, si ata në një klub futbolli
Për këtë arsye, Isabel Garcia dhe Përparim Avdili angazhohen që edhe emrat në institucionet e qytetit së shpejti të tingëllojnë si ata në një klub futbolli.
Ata të dy besojnë se aplikuesit me emra “të huaj” janë pjesërisht të diskriminuar në rastet e punësimit. “Nuk dua të akuzoj askënd për ligësi por disa paragjykime negative janë të rrënjosura thellë në ne”, thotë Avdili. “Gjinia dhe prejardhja ndikojnë shpesh në gjykimin që u bëjmë njerëzve edhe kur nuk jemi të vetëdijshëm për këtë”.
Avdili e njeh këtë problem nga përvoja personale. Kur ai po kërkonte një vend për të bërë praktikën atij i qe dashur të bënte më shumë përpjekje se sa një nxënësi njësoj të mirë por me emër zviceran. Tani ai punon në sektorin e financave dhe është vetë në pozitën që të vlerësojë aplikimet e të tjerëve, përcjell albinfo.ch. “Kështu, kam mundësinë që të vërej efektin e njëjtë por nga pozita e ndërmarrësit”.
Studimi tregon se kosovarët janë më të diskriminuarit
Një studim aktual i realizuar nga Universiteti i Neuchatel-it ka ardhur në përfundimin se njerëzit me emra (mbiemra) të huaj detyrohen të dërgojnë rreth 30 për qind më tepër aplikime derisa të ftohen në intervistë. Dhe, më së rëndi ky diskriminim, sipas studimit godet kosovarët.
Kjo është dhe arsyeja përse Avdili dhe Garcia promovojnë një projekt-pilot për një procedurë të anonimizuar të aplikimit. Ai do të vlente për vendet e praktikës ashtu si dhe për shumicën e punësimeve tjera në qytet. “Në raundin e parë të vlerësimit , emri, prejardhja, gjinia, mosha, pamja dhe gjendja civile duhet të jenë të paidentifikueshme”, thotë Garcia. Kështu, vetëm kualifikimi i aplikuesit do të ishte përcaktues nëse dikush do të ftohej në intervistë ose jo.
Anonimiteti do të hiqej më së voni gjatë intervistës për pranim. Mostrat e zhvlerësimit do të aktivizoheshin edhe atëherë, por rreziku për një gjë të tillë është më i vogël, thotë Avdili, përcjell albinfo.ch. “Në rastin e takimit personal tek shumë njerëz zhduken paragjykimet”.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor