Lajme
BQK: Bie norma e interesit në kredi, rritet numri i kredive të lëshuara
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se vetëm gjatë vitit 2021 bankat komerciale kanë lëshuar kredi të reja 974 milionë euro.
“Nëse shohim sektorin bankar si komponent kryesore të sektorit financiar, edhe përkundër rreziqeve të pritura gjatë periudhës së pandemisë, vetëm gjatë vitit 2021 ka arritur të lëshojë kredi të reja 974 milionë euro, gjë që ka bërë që totali i kredive të jetë 3.5 miliardë euro apo me një rritje vjetore prej 12 për qind. Vazhdon të ketë edhe rritje të aseteve. Asetet në sektorin bankar kanë shënuar 5.6 miliardë euro apo me një rritje vjetore rreth 15 për qind… Gjithashtu sektori bankar vazhdon ta ketë besueshmërinë e lartë të publiku, dhe si rezultat i saj kemi rritje të depozitave që kanë arritur të jenë 4.5 miliardë euro me një rritje prej 14.5 për qind. Në anën tjetër, norma e interesit në kredi ka rënë në 6 për qind, gjë që ka bërë të lehtësohet qasja në financa”, thotë ai.
Në anën tjetër, kreditë joperformuese (kreditë e këqija), edhe pas përfundimit të moratoriumit që ka qenë një periudhë ristrukturimit, prapë se parapë vazhdojnë të mbesin të ulëta, duke shënuar kështu 2.6 për qind.
Guvernatori Mehmeti ka treguar edhe mënyrën e fitimit të bankave në gjysmën e parë të këtij viti që kanë shënuar 55 milionë euro.
“Me të dhënat e qershorit, diku rreth 55 milionë euro është fitimi i bankave. Bankat vazhdojnë ta ruajnë atë normën e profitit që realisht e kanë ndër vite dhe realisht kjo nuk është si rezultat i rritjes së normave të interesit, por si rezultat i menaxhimit më të mirë të shpenzimeve ose zvogëlimit të shpenzimeve që bankat janë duke i bërë. Tash, një gjë çka ne e kemi jo vetëm si Kosovë, por edhe në nivel global se edhe prej krize del diçka e mirë. Që në rastin konkret, ne kemi qenë shumë të kujdesshëm në lëvizjen e digjitalizimit të sektorit bankar. Mirëpo, pandemia bëri që ky proces të përshpejtohet. Tash lëvizja drejt digjitalizimit ka bërë që të ulëte kosto, të rritet efikasiteti për klientë, por gjithashtu edhe për bankat”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara