Lajme

Rritet numri i personave që luajnë lojëra të fatit në Zvicër

Numri i lojtarëve të ndaluar nga kazinotë zvicerane u rrit ndjeshëm vitin e kaluar në mbi 10.000, i nxitur nga rritja në faqet e lojërave të fatit në internet, ka raportuar gazeta zvicerane NZZ am Sonntag.

Në fund të vitit të kaluar, gjithsej 72,322 persona u ndaluan në kazinotë zvicerane – personalisht dhe online – sipas statistikave të reja nga Komisionit Federal të Lojërave të Fatit (CFMJ), të publikuar në NZZ am Sonntag.

Kjo përfaqëson një rritje prej 10,870 njerëz në krahasim me vitin 2019, kur numri u rrit me 4,836. Hapja e tri vendeve të reja të lojërave të fatit në internet vitin e kaluar dhe dy vende shtesë më 2021, kontribuan në këtë rritje, tha zëdhënësja e Komisionit Federal të Lojërave të Fatit, Marjorie Perusset.

Rritja e madhe është kryesisht për shkak të lojtarëve të rinj të kazinosë në internet, të cilët nuk frekuentojnë institucionet fizike, tha ajo. Perusset shtoi se ishte ende herët për të thënë nëse pandemia Covid ka pasur ndikim në sjelljen e lojërave të fatit. Kazinot e licencuara filluan të operojnë plotësisht shërbime online në vitin 2020. Komisioni i lojërave të fatit këmbëngul se numri i madh i ndalimeve është dëshmi se masat parandaluese po funksionojnë dhe po zbatohen.