Lajme

Rritet shkalla e inflacionit në Bashkimin Evropian

Çmimet e konsumit në Bashkimin Evropian në gusht ishin 3.2 për qind nga 2.5 për qind në korrik, që është më e lartë nga objektivat e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) prej 2 për qind.

Siç njofton Zyra Evropiane e Statistikave, një vit më parë norma ishte 0.4 për qind.

Ndër përbërësit kryesorë të inflacionit të Eurozonës, kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit erdhi nga energjia me 1.44 pikë përqindje, e ndjekur nga mallrat industriale joenergjetike me 0.65 pikë përqindje dhe ushqimi, alkooli, duhani dhe shërbimet, që të dyja me 0.43 pikë përqindje.

Krahasuar me korrikun, inflacioni vjetor mbeti i qëndrueshëm në një shtet anëtar dhe u rrit në 26 të tjerë.