Lajme

Italia e bën të detyrueshme ‘lejen e gjelbër’ për të punësuarit

Italia është bërë vendi i parë në Evropë që e ka bërë të detyrueshme për të gjithë punëtorët lejen shëndetësore anti-COVID, e njohur si “leja e gjelbër”.

Klasa politike miratoi pasditen e së enjtes projekt/propozimin e qeverisë që detyron të gjithë punëtorët, të sektorit publik dhe privat, të zotërojnë certifikatën digjitale të vaksinës.

Lëvizja synon të përmirësojë procesin e vaksinimit dhe uljen e kuotës së infektimit përpara një rreziku potencial për rritje të rasteve gjatë stinës së dimrit.

Për kryeministrin e Italisë, Mario Draghi, “leja e gjelbër” është e domosdoshme për të vijuar hapjen e vendit, pas bllokadave dhe kufizimeve të shumta kundër pandemisë.