Kosova
BE ndan 14.2 miliardë euro, përfitojnë Kosova, Shqipëria e Maqedonia
Bashkimi Europian ka miratuar një fond prej 14.2 miliardë eurosh në mbështetje të shteteve që janë në proces zgjerimi. Ndër vendet që do të përfitojnë nga kjo ndihmë financiare është edhe Shqipëria.
Në një deklaratë të publikuar nga BE-ja thuhet se fondet do të vlejnë për periudhën 2021-2027 dhe do t’i ndihmojnë vendet të zbatojnë reformat e nevojshme me synim përparimin e tyre drejt BE-së.
Në këtë listë janë; Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Fokusi i kësaj ndihme do të jenë reformat në fusha si sundimi i ligjit, administrata publike, zhvillimi ekonomik dhe konkurrueshmëria, reforma institucionale dhe politike, sociale e ekonomike, për të qenë në përputhje me vlerat e BE-së.
Megjithatë, ndihma financiare nuk do të jetë pa kushte, pasi shtrirja dhe intensiteti i ndihmës mund të ndryshohet në rast të mungesës së vazhdueshme të përparimit të përfituesve në fushat e reformave themelore.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara