Sporte Luftarake
Arlind Berisha mbron ngjyrat e Kosovës në Kupën e Botës, në MMA
Me datën 08.09. 2021 në Pragë të Çekisë do të mbahet Kupa e Botës në MMA, në të cilën Arlind Berisha përfaqëson Republikën e Kosovës
Arlind Berisha është një emër i ri, i talentuar dhe premtues në sportin e MMA-së ndërkombëtare. Rrjedh nga një familje me prejardhje nga komuna e Deçanit. Jeton dhe vepron në Norvegji. Me sportin luftarak MMA ka filluar të merret që në vitin 2017.
Në lojërat ndërkombëtare të MMA-së ka marrë pjesë në Norvegji, dy herë në Angli dhe në të gjitha ndeshjet ka triumfuar me fitore bindëse.
Synimi i tij është t’i prek lartësitë e këtij sporti dhe të bëhet emër me të cilin do të krenohet kombi shqiptar. Me datën 08.09. 2021 në Pragë të Çekisë do të mbahet Kupa e Botës në MMA, në të cilën Arlind Berisha përfaqëson Republikën e Kosovës.
Edhe kësaj radhe sportistit të talentuar, Arlind Berisha, i urojmë suksese, forcë dhe fitore thellë!
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor