Tematike
Në Parlamentin Kantonal të Cyrihut, dy mocione kundër ndalimit të Alba Festival-it
Dy mocione i janë paraqitur Parlamentit të Cyrihut në lidhje me tërheqjen e lejes për Festivalin Alba dhe lejimin e manifestimit "Pride", të mbajtur me mbi 20,000 pjesëmarrës
Siç është shkruar tashmë, miratimi i dhënë më parë për festivalin “Alba festival” është tërhequr, përmes një njoftimi të shkurtër, një ditë para mbajtjs. Ndërkohë, një demonstrim me mbi 20,000 pjesëmarrës u lejua të zhvillohej – pa masa detyruese mbrojtëse të koronës. Kjo qasje është përcjellë me kritika në Këshillin Kantonal (parlamentin) të hënën, shkruan topnews.ch.
Kështu, dy mocione të reja i janë paraqitur Këshillit Kantonal të Cyrihut në lidhje me tërheqjen e lejes për Festivalin Alba dhe lejimin e manifestimit “Pride”, të mbajtur me mbi 20,000 pjesëmarrës, transmeton albinfo.ch.
Një mocion nga EDU i kërkon këshillit qeveritar të japë informacione në lidhje me “praktikën e pabarabartë të miratimit” në këto dy raste. Ndërsa një mocion tjetër nga FDP, GLP, AL dhe PS kërkon kryesisht informacion të detajuar nga këshilli qeveritar mbi tërheqjen e lejes për Festivalin Alba. Por ai gjithashtu ngre pyetjen se sa është në përputhje kjo me manifestimin “Pride” që është lejuar dhe tashmë është mbajtur.
AL dhe të Gjelbrit, në një deklaratë të grupit parlamentar kritikojnë anulimin e lejes si një “vendim të pakuptimtë”, veçanërisht në sfondin e tubimit tjetër të madh që u lejua të zhvillohej.
Pothuajse asnjë masë mbrojtëse për tubimin “Pride”
Rreth 20,000 vizitorë priteshin në festivalin kulturor shqiptar Alba-Festival në zonën Hardturm në Cyrih fundjavën e kaluar. Por, pasi këshilli qeveritar tërhoqi miratimin e tij, aktiviteti nuk mundi të zhvillohej.
Qeveria e justifikoi hapin me situatën epidemiologjike, njësitë e kujdesit intensiv të mbingarkuara në spitalet e Cyrihut dheme faktin se shkalla e vaksinimit tek shqiptarët në Zvicër, që ishin publiku kryesor synuar i ngjarjes, është i ulët, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, organizatorët kishin deklaruar se vetëm njerëzit me certifikata të vlefshme Covid do të kishin qasje në festival.
Nga ana tjetër, autoritetet e qytetit dhe të kantonit të Cyrihut nuk kanë shprehur ndonjë shqetësim të tillë ndaj aktivitetit “Pride”, në të cilën mbi 20,000 njerëz demonstruan me moton “PO për martesën për të gjithë” të shtunën pasdite, transmeton albinfo.ch. Këtu nuk kishte detyrim as për maskë. Megjithatë, organizatorët kishin rekomanduar që të viheshin maska.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor