Integrimi
Kosovari i varur nga droga, dërgohet në spital para se të dëbohet nga Zvicra
Ai kishte ardhur në Zvicër si fëmijë shtatëvjeçar, ka ndjekur këtu shkollën dhe ka mbaruar kualifikimin për kuzhinier
Një kosovar i dënuar disa herë duhet të largohet nga Zvicra për pesë vjet. Por, para kësaj, në vend që të shkojë në burg, 34-vjeçari i varur nga droga do të trajtohet fillimisht si pacient, në spital.
Personi në fjalë kishte kryer disa vjedhje në Trimbach, duke qenë i droguar, është dënuar me 18.5 muaj burgim, shkruan oltnertagblat.
Përveç kësaj, ai duhet të paguajë një gjobë prej 2,500 franga dhe të largohet nga Zvicra për pesë vjet, si dhe të mbulojë shpenzimet procedurale prej 27,050 frangash.
Ekzekutimi i dënimit me burg shtyhet për shkak të varësisë nga droga të të akuzuarit, transmeton albinfo.ch. Në vend të kësaj ai do t`i nënshtrohet trajtimit spitalor në tri vitet e ardshme.
34-vjeçari që ka pranuar veprën, duhej të përgjigjej për veprimet e tij para Gjykatës së Qarkut Olten-Gösgen javën e kaluar.
Aktgjykimi i tij tani përfshin dënime për vjedhje të shumta, shkelje të shumta të qetësisë publike dhe të Ligjit për Narkotikët si dhe për dëmtim të pronës.
Gjykata nuk i është bindur kërkesës së prokurorisë për ta dënuar atë edhe për një vjedhje të kryer me grabitje, përcjell albinfo.ch. Prokurori publik kishte kërkuar dënim me burg prej 30 muajsh, masë shtrimi në spital, 1.500 franga gjobë dhe një dëbim pesëvjeçar nga vendi.
Ndërkohë që shmangia e dënimit me burg në favor të qëndrimit në spital pritet ta ndihmojë të akuzuarin në luftën kundër varësisë (alkool, ilaçe, heroinë, kokainë), dëbimi nga vendi e godet atë më rëndë. Ai kishte ardhur në Zvicër si fëmijë shtatë vjeçar, ka ndjekur këtu shkollën dhe ka mbaruar kualifikimin për kuzhinier.
Qendra e jetës së tij është padyshim Zvicra. Megjithatë, kjo nuk e ndihmon atë kundër dëbimit në vendlindjen e tij, në Kosovë.
Në këtë pikë, më shumë se koha e gjatë e qëndrimit në Zvicër, sipas gjykatës kanë peshuar periudhat e shumta të papunësisë dhe rreth 30 dënime për vepra penale.
Sipas gjykatës, ai nuk paraqet një rast të ashtuquajtur “të rëndë”.
Kjo, për faktin se 34 vjeçari e flet shqipen dhe ka marrë pjesë në trajtimet e rehabilitimit në Kosovë në të kaluarën, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, prindërit e tij jetojnë pjesërisht në Kosovë, ku mund ta vizitojnë gjithashtu edhe vëllezërit dhe motrat e tij.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes