Lajme
Euro pëson inflacionin më të madh dekadën e fundit
Presionet e fundit të çmimeve po bëjnë që tregjet financiare të kenë frikë nga rritja e normave të interesit
Norma vjetore e inflacionit në zonën e euros u rrit në gusht me 3 për qind, më e larta në gati 10 vjet, duke tejkaluar qartë objektivin prej 2 për qind të BQE-së, njoftoi sot Eurostat.
Inflacioni në zonën e euros ishte rritur tashmë në korrik me 2,2 për qind, pas një rritjeje me 1,9 për qind në qershor.
Megjithatë, Banka Qendrore Evropiane (BQE), ashtu si edhe homologu i saj amerikan, FED, e konsiderojnë fenomenin “të përkohshëm”, raporton Afp, transmeton Albinfo.ch.
Rritja e inflacionit lidhet me rritjen e çmimeve të energjisë dhe mungesat e përbërësve në industri, vetë rezultat i rimëkëmbjes së fortë ekonomike që pasoi krizën e shkaktuar nga pandemia e COVID-19.
Për shumë ekspertë, situata pritet të normalizohet në muajt e ardhshëm.
Ndër vendet e mëdha që ndajnë monedhën e vetme evropiane, Gjermania përjetoi inflacion veçanërisht të lartë (3,4 për qind), ashtu si Spanja (3,3 për qind), ndërsa Italia (2,6 për qind) dhe Franca (2,4 për qind) mbetën nën mesataren e bllokut.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara