Kosova
Kosovë: 48 milionë euro dyshohet se u keqpërdorën për shpronësime në autostradë
Sipas ministrit kosovar të Financave, Hekuran Murati, 48 milionë euro u keqpërdoren nga Qeveria Haradinaj për shpronësime në autostradën Prishtinë-Pejë
Qeveria Kurti ka denoncuar sot një aferë të dyshuar keqpërdorimi. Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media ka drejtuar gishtin drejt ish-Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Sipas tij, këto gjetje kanë dalë nga ka auditori.
“Disa prej gjetjeve nga një raport i auditimit të brendshëm që është bërë në lidhje me procesin e shpronësimit për njërin nga projektet, pra për autostradën Kijevë-Zahaç, apo siç njihet Prishtinë-Pejë. Në vazhdimësi kemi thënë se me shpronësimet dhe projektet e mëdha ka pasur dallavere dhe keqpërdorime. Tani i kemi edhe shifra. Bëhet fjalë për një keqpërdorim 48 milionë eurosh dhe brenda këtyre ka dyshime të mjaftueshme për të konstatuar se bëhet fjalë për flasifikim të 12 milionë eurove. Ministria e Infrastrukturës më 24 gusht 2018 ka kërkuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, po flasim për Qeverinë e PAN, pra për Qeverinë Haradinaj, në atë shkresë kërkon që të fillohet procesi i shpronësimit për segmentin ku do të shpronësoheshin 1050 prona”, tha Murati, transmeton Albinfo.ch.
Sipas Muratit, disa pronave u është shumëfishuar vlera. “Pronat që janë ngjitur me njëra-tjetrën, njëra është shpronësuar 800 euro ari, kurse tjetra 3500 euro ari. Kjo 3500 është bërë 7000 derisa kjo tjetra ka mbetur 800”, theksoi ai.
Murati paralajmëroi se do ta dërgojë rastin në prokurori që nesër.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara