Lajme

Presidentja Osmani merr pjesë në Forumin Ekonomik të Zvicrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në shtetin helvetik ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Zvicrës.

Në këtë Forum, Osmani pritet të flasë për potencialin ekonomik të Kosovës si dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Osmani do të mbajë një fjalë rasti në këtë Forum, në të cilin çdo vit marrin pjesë 1,350 personalitete nga biznesi, akademia, politika dhe mediet.

Diskutimet në këtë Forum synojnë këmbimin e ideve në fushën e rrjetëzimit industrial.

Në kuadër të kësaj vizite, presidentja do të takohet edhe me përfaqësues shtetëror të Konfederatës zvicerane.