Shqipëria
Shqipëri: Vaksinim i detyruar për mjekët, mësuesit dhe studentët
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka ashpërsuar masat anti-Covid. Për shkak të përkeqësimit të situatës nga qarkullimi i variantit Delta, duke nisur nga shtatori disa kategori do të kryejnë vaksinim të detyruar, mosmbajtja e maskës do të shoqërohet me gjobë, ndërsa ora policore do të zgjatet nga 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
“Vaksina do të jetë e detyruar për stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët nga data 6 shtator. Vlerësohet që shtatori të jetë periudhë që arsimtarët, stafet dhe studentët të kryejë vaksinimin dhe deri më datën 30 shtator të dorëzojnë vërtetim pranë qendrës së tyre të punës dhe për studentë pranë zyrave të përcaktuara, kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-Albania. Për ata që nuk e kanë vaksinën, do të kërkohet paraqitja periodike e testit PCR për të verifikuar infektueshmërinë”.
Edhe në pikat kufitare janë ashpërsuar masat, si për shtetasit shqiptarë, ashtu edhe ata të huaj.
“Kush hyn në vendin tonë nga 6 shtatori duhet të paraqesë pasaportë vaksinimi, test negativ ose provë që kanë kaluar COVID, në të kundërt do karantinohet për 10 ditë për ata që nuk kanë një nga dokumentet. Në fund të ditës së 10 test për të vërtetuar negativizimin. Në ndërtesën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur familjarët e tyre. Pasagjerët duhet ta zbatojnë mbajtjen e maskës”.
E pyetur nëse do të ketë penalitete për kategoritë që vaksinimin e kanë me detyrim, Ministrja e Shëndetësisë tha: “Nuk është qëllim në vetvete vendosja e pezullimeve apo masave, është një nxitje më shumë drejt vaksinimit. Është një përpjekje për të shpëtuar jetën, jetën e atyre që shërbejnë. Shtatori do të jetë një muaji i hapur, ku puna nuk do të ndalet që të rritet mbulesa vaksinale. Janë 60% e arsimtarëve të vaksinuar. Nuk mund të rrezikojmë që të infektojnë njëri-tjetrin”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës