Tematike
Koronavirusi, veçanërisht i përhapur ndër shqiptarët e Zvicrës
Njerëzit, familjet e të cilëve vijnë nga rajoni i Ballkanit, veçanërisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, po shtrohen në spitale më shumë se mesatarja. Task Forca shkencore e ka konfirmuar të martën këtë gjendje
Numri i rasteve të koronës në Zvicërpo rritet , pranimet në spitale po shtohen, dhe njësitë e kujdesit intensiv gjithashtu po fillojnë të mbushen përsëri me pacientë me koronavirus.
Shumica e atyre që po sëmuren rëndë, nuk janë të vaksinuar.
Përveç kësaj, njerëzit, familjet e të cilëve vijnë nga rajoni i Ballkanit, veçanërisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, po shtrohen në spitale më shumë se mesatarja, shkruan srf.ch.
Task Forca shkencore e Zvicrës e ka konfirmuar të martën këtë gjendje.
“Jam e vetëdijshme për problemin – dhe situata është shumë e njohur për të, thotë Qëndresa Hoxha -Sadriu, transmeton albinfo.ch. 27-vjeçarja nga Opfikon-Glattbrugg është deputete e PS në Parlamentin Kantonal të Cyrihut.
Ajo e ka ngritur çështjen e Koronës shumë shpesh tek miqtë dhe të njohurit në javët e fundit.
Qëndresa e sheh edhe veten përgjegjëse në këtë pikë. “Unë kam pasur shumë biseda private dhe jam në kontakt me klube dhe organizata në mënyrë që të bashkojmë forcat dhe të drejtojmë një fushatë”, thotë ajo për televizionin zviceran srf.
Ëhtë e rëndësishme që komuniteti shqiptar në Zvicër të përfshihet më shumë në luftën kundër koronavirusit, thekson Hoxha-Sadriu. Sepse shumë persona nga Zvicra do të jenë infektuar me virusin tinëzar gjatë pushimeve verore ose kur kanë vizituar familjet në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ajo gjithashtu e sheh përgjegjësinë për këtë edhe tek qeveritë në Prishtinë dhe Shkup, të cilat – ndryshe nga Këshilli Federal – janë marrë me situatën e koronës në mënyrë të lirshme dhe kanë marrë shumë pak masa.
Shumë njerëz të pavaksinuar ka në komunitet
Një problem qendror, megjithatë, është se shumë njerëz me origjinë shqiptare që jetojnë në Zvicër ende nuk janë të vaksinuar. Ndoshta ka arsye historike për këtë, në fund të fundit, vendet e tyre të origjinës i përkisnin Jugosllavisë komuniste, shkruan srf.ch. Dhe kjo po prodhon efekte deri më sot: “Ka një shkallë të caktuar mosbesimi kur bëhet fjalë për urdhrat që vijnë nga shteti, mosbesim ky me rrënjë në të kaluarën dhe i cili ende nuk mund t’i hidhet poshtë as sot”, thotë Hoxha-Sadriu.
Duhet të përpiqeni akoma më shumë për t’u shpjeguar njerëzve se vaksinimi kundër koronës – në kundërshtim me të gjitha teoritë e komplotit – është i sigurt, thekson ajo, transmeton albinfo.ch. Dhe duhet treguar se sa i rëndësishëm është vaksinimi, gjithashtu në interes të ekonomisë dhe vendeve të punës, në mënyrë që të parandalohen mbylljet e mëtejshme.
Një mesazh që, siç thekson e reja socialdemokrate, nuk i drejtohet vetëm komunitetit shqiptar, por edhe atij.
Përveç vetë komunitetit shqiptar, përgjegjës janë edhe autoritetet, thekson Qëndresa Hoxha-Sadriu, përcjell albinfo.ch. Për shembull, në kantonin e saj në Cyrih. Shumë njoftime bëhen në gjuhë të ndryshme.
“Por ka një nevojë urgjente që kantoni të punojë më mirë me ambasadorët dhe mediat shqiptare”.
Politikanja e PS -së është e bindur se një thirrje vaksinimi nga njerëzit e tyre (në këtë rast, ambasadorët) do të ishte një ndihmë e madhe. Prandaj kërkohet bashkëpunim i ngushtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes