Shqipëria
Polakët dhe amerikanët, ‘të joshur’ nga plazhet e Shqipërisë
Polakët dhe amerikanët kanë qenë “më të joshurit” për të vizituar Shqipërinë në vitin 2021.
Sipas raportit më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), në periudhën janar – korrik 2021, Polonia ka pasur rritjen më të madhe të hyrjeve në vend apo 5 për qind, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rreth 4 për qind.
Referuar INSTAT-it, gjatë shtatë-mujorit hyrjet e polakëve në Shqipëri janë 56,198. Thënë ndryshe, 44,807 më shumë se për të njëjtën periudhë të 2020.
Ndërkaq, po këtë periudhë, shtetasit amerikanë që kanë hyrë në Shqipëri numërohen 50,980 nga 11,807 që ishte një vit më herët.
Greqia është shteti me uljen më drastike të vizitave në territor, me një rënie me afro 41 për qind. Hyrja e shtetasve grekë në vend është 85,836, pra në total 60,252 më pak se në të njëjtën periudhë të 2020.
Në një panoramë të përgjithshme, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë shtatë-mujorit të 2021 është 2 milionë e 846 mijë e 881, duke u rritur me 2.4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020. /Scan TV/
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor