Futboll

Ndeshja e parë këtë sezon për FC Kosova Zurich, fton adhuruesit për përkrahje

FC Kosova Zurich do të ndeshet me Delemont, që para disa vitesh ishte në Superligën Zvicerane

Skuadra më e suksesshme shqiptare në Zvicër, FC Kosova Zurich, ka ftuar adhuruesit e tij për përkrahje në ndeshjen e parë për këtë edicion.

Kuqezinjtë do të përballen me Delemont, që para disa vitesh garonte në elitën e futbollit zviceran, shkruan albinfo.ch.

Ndeshja do të zhvillohet më 22 gusht, nga ora 15:30. Kjo është përballja e parë në këtë edicion për skuadrën shqiptare.

FC Kosova Zurich ka arritur suksesin më të madh në Zvicër, duke garuar në Ligën e Parë Inter-Regjionale. E, gjithë kjo është arritur falë punës së madhe të kryesisë që ka bërë ndër vite.

President i klubit është Nesret Limani, ndërsa në bordin e saj ka anëtarë të dalluar, si Kushtrim Dërmaku, Orhan Spahiu, Përparim Avdili, Fiton Bunjaku, Mikel Lazri, Ilir Morina dhe Adnan Ismajli.