Tematike
Në këto shtete ju kërkojnë certifikatën e vaksinimit për t`ju shërbyer në restorant
Rregullat më të rrepta zbatohen në Francë ndërsa Austria është më e qetë deri më 15 gusht. Italia po forcon në mënyrë drastike masat
Nëse doni të dilni për të ngrënë ose për të vizituar ndonjë koncert në vendet fqinje me Zvicrësn, si: Itali, Gjermani, Francë ose Austri, duhet t’u kushtoni vëmendje disa gjërave për shkak të rregullave të koronës.
Rregullat më të rrepta zbatohen në Francë ndërsa Austria është më e qetë deri më 15 gusht, shkruan 20minuten.
Italia po forcon në mënyrë drastike masat në luftën kundër koronës. Dëshmia e “tre G” (Geimpft, Getestet, Genessen – I vaksinuar, me test negativ, i shëruar) është bërë e detyrueshme për praktikisht të gjitha hapësirat publike të brendshme që nga e premtja, transmeton albinfo.ch. Vetëm ata që janë vaksinuar, testuar ose shëruar, mund të hyjnë.
Kushdo që shkel rregullat në fjalë, duhet të presë ndëshkimin.
Udhëtarët zviceranë duhet të tregojnë certifikatën Covid në doganat italiane nëse duan të shmangin karantinën. E ashtuquajtura “Pasaporta e Gjelbër” duhet të shkruhet në anglisht, italisht, frëngjisht ose spanjisht dhe të sigurojë dëshmi të vaksinimit të plotë, shërimit ose një testi, transmeton albinfo.ch. Kjo kërkon një formular lokalizimi për gjurmimin e kontakteve. Fëmijët nën moshën gjashtë vjeç nuk përfshihen në rregullore.
Për krahasim: në Zvicër, certifikata Covid përdoret vetëm për pjesëmarrjen në ngjarje ose në lokale argëtimi, që dmth, kemi të bëjmë me masa dukshëm më të buta. Vendet e tjera janë shumë më strikte. Italia nuk është i vetmi vend fqinj me Zvicrën që po shtrëngon vidhat, përcjell albiunfo.ch.
Kështu duket aktualisht gjendja nëse doni hyni në Gjermani, Francë dhe Austri:
Gjermani
Nëse dëshironi të shkoni nga Zvicra në vendin fqinj në veri, nuk keni nevojë të bëni asgjë nëse atje do të qëndroni për më pak se 24 orë. Nëse qëndrimi është më i gjatë, kërkohet gjithashtu një certifikatë Covid, e cila tregon se keni bërë vaksinimin, jeni shëruar ose keni test negativ. Dëshmia e testit nuk duhet të jetë më e vjetër se 48 orë ose, në rastin e testeve PCR, jo më e vjetër se 72 orë. Fëmijët nën moshën dymbëdhjetë vjeç, punëtorët ndërkufitarë, janë të përjashtuar. Shkeljet mund të rezultojnë në gjoba deri në 25,000 euro.
Ende nuk ka detyrim specifik për certifikatë si në Itali për restorantet që do t`i vizitoni në Gjermani. Qeveria gjermane planifikon, megjithatë, që do të futet një detyrim i tillë që nga fillimi ose mesi i shtatorit në restorante, hotele dhe të gjitha aktivitetet në ambiente të mbyllura.
Francë
Ngjashëm me Gjermaninë janë aktualisht rregullat e hyrjes edhe në Francë, ku certifikata Covid kërkohet për të gjithë nga mosha dymbëdhjetë vjeç e lartë, ose një test jo më i vjetër se 72-orë apo një test i shpejtë (antigjen). Për vaksinat me injeksion të dyfishtë Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca kërkohet të kenë kaluar të paktën shtatë ditë nga injektimi i dytë, transmeton albinfo.ch. Ndërsa vaksina Johnson & Johnson duhet të jetë injektuar katër javë më parë. Punëtorët ndërkufitarë dhe ata që udhëtojnë përditë, lirohen nga rregullat.
Në Francë, çertifikata kërkohet tashmë në vende publike si kinema ose në koncerte, në rastet kur aty mblidhen më shumë se 50 njerëz. Nga e hëna, si në Itali, edhe në Francë do të ketë nevojitet dëshmia për shumë zona, si restorante ose udhëtime me tren në distanca të gjata. Dëshmitë do të kërkohen atëherë edhe për hyrje në qendra tregtare.
Kjo gjithashtu do të thotë që njerëzit të cilët ende nuk janë vaksinuar ose ende nuk janë shëruar me sukses duhet të bëjnë një test të ri gjatë pushimeve në Francë nëse duan të shkojnë në kinema dhe testi duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë.
Austri
Hyrja në Austri lejohet gjithashtu mbi bazën e “tre G”. Rezultati negativ i testit PCR nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë ndërsa lejohet 48 orë për testet e shpejta.
Në Austri edhe më tutje mund të hyni nëse keni bërë vetëm vaksinimin e parë por i cili është i vjetër të paktën 21 ditë dhe maksimalisht, 270 ditë . Nga 15 gushti, është i detyrueshëm imunizimi i plotë, me dy vaksina.
Dëshmia është e vlefshme nga dita e vaksinimit të dytë. Fëmijët deri në dymbëdhjetë vjeç lirohen nga detyrimet e përmendura ndërsa në Vjenë, edhe ata nga mosha gjashtë vjeç.
Certifikimi i detyruar zbatohet për hyrjen në klube dhe ushqimin gjatë natës. Qëndrimet gjatë natës në hotele dhe kampe janë të mundshme vetëm për ata që janë testuar, vaksinuar ose shëruar. Fëmijët nën moshën dymbëdhjetë vjeç nga detyrimi i përmendur
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave