Kosova

Bekim Jashari konfirmon kandidaturën për kryetar të Skënderajt

Bekim Jashari, kryetari aktual i Komunës së Skënderajt, ka njoftuar se do të jetë kandidat i pavaruar për kryetar të Skënderajt, shkruan albinfo.ch.

Lajmin, Jashari e ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook dhe ka treguar se më 28 do ta zyrtarizojë kandidaturën.

“Idealin tonë të përbashkët për zhvillimin e komunës sonë dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve po e zyrtarizojmë me veprimin tonë të përbashkët dhe të pavarur për 4 vjetët e ardhshme në qeverisje të Skenderajt”, shkruan Jashari në Facebook.