Lajme
Cyrihu përfshihet nga një stuhi e fuqishme, “shkatërron” qytetin
Shumë pemë, vetura dhe shtëpi u shkatërruan nga stuhia e fortë në Cyrih
Rreth orës 02:00 e natës, një stuhi e fuqishme përfshiu gjithë kantonin e Cyrihut, duke shkaktuar dëme të mëdha, raporton albinfo.ch.
Një “rrymë” e fortë stuhie lëvizi në gjithë Zvicrën, por me intensitet të lartë ishte pikërisht në kantonin e Cyrihut.
Stuhia çrrënjosi pemët në Cyrih duke sjellë edhe dëme ekonomike. Theksohet se shumë shtëpi u dëmtuan nga erërat e forta dhe shumë vetura u shkatrruan, shkruan tutje albinfo.ch.
Kjo situatë ishte e jashtëzakonshme, aq sa edhe ekipi i zjarrfikësve mori 1000 thirrje emergjente në një orë të vetme, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë kaq shumë thirrje për dëme nga natyra.
Ekipet emergjente tashmë kanë dalë në terren për të menaxhuar dëmet që ka shkaktuar stuhia.
Noch ein paar Zahlen und Karten zur #Unwetternacht:
* #Windspitzen bis über 100 km/h
* rund 9000 #Blitze
* örtlich innerhalb von 10 Minuten bis 30 mm #RegenWeitere MeteoNews unter https://t.co/2HbU97BwMO pic.twitter.com/4IJHSfyo07
— MeteoNews Schweiz (@MeteoNewsAG) July 13, 2021
Pylli në Käferberg u shkatërrua
Siç tregon një përdorues i Twitter, një pjesë e pyllit në Käferberg në Cyrih është shkatërruar plotësisht. /Albinfo.ch
Albinfo.ch ju sjell foto dhe video ekskluzive:
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes